By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ringjallja e “Qytetit të mrekullive” në Bosnje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ringjallja e “Qytetit të mrekullive” në Bosnje
Rajon / Botë

Ringjallja e “Qytetit të mrekullive” në Bosnje

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 8:35 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Në errësirën para agimit të 4 gushtit, Viktoria Marynina dhe më shumë se 100 ukrainas të tjerë nga qyteti i Ivano-Frankivskut u mblodhën në bazën e Malit të Kryqit të Megjugorjes, duke u përgatitur për t’u lutur që të marrë fund lufta në vendin e tyre.

Një grup ukrainas katolikë duke pozuar për një foto në majë të Malit të Kryqit, më 4 gusht.
Një grup ukrainas katolikë duke pozuar për një foto në majë të Malit të Kryqit, më 4 gusht.

Grupi i katolikëve, ku ishin edhe disa fëmijë, u ngjit për më shumë se një orë mbi gurët tashmë të lëmuar nga këmbët e miliona pelegrinëve për të arritur te kryqi historik, në majë të malit në kohën e lindjes së diellit.

Udhëtimi i mundimshëm ia vlejti, tha Marynina më pas, “sepse ne ndjemë hirin e Perëndisë atje lart”, duke shtuar:

“Ne besojmë se ai mund të ndihmojë”.

Disa pelegrinë fillojnë udhëtimin për në Malin e Kryqit, ndërsa të tjerët zbresin.
Disa pelegrinë fillojnë udhëtimin për në Malin e Kryqit, ndërsa të tjerët zbresin.

Ukrainasit janë disa nga pelegrinët e shumtë që u nisën për në qytetin dikur të panjohur boshnjak të Megjugorjes këtë verë, pasi Papa Françesku autorizoi zyrtarisht pelegrinazhet atje.

Pelegrinët e mbledhur rreth një statuje të Virgjëreshës Mari në vendin ku disa fëmijë raportuan se e kishin parë të shfaqej në verën e vitit 1981.
Pelegrinët e mbledhur rreth një statuje të Virgjëreshës Mari në vendin ku disa fëmijë raportuan se e kishin parë të shfaqej në verën e vitit 1981.

Ngritja e Megjugorjes nga një fshat i panjohur jugosllav që prodhonte duhan dhe verë në një nga vendet më të njohura të pelegrinazhit të krishterë në botë, filloi në qershor të vitit 1981, kur një grup fëmijësh pretenduan se kishin parë disa shfaqje të Virgjëreshës Mari në një kodër shkëmbore mbi fshatin e tyre.

Teksa lajmet për pamjet e pretenduara u përhapën, pelegrinët filluan të mbërrinin atje. Fillimisht, nga Jugosllavia e atëhershme, pastaj edhe nga jashtë.

Një grua duke qarë përpara statujës së Virgjëreshës Mari më 3 gusht.
Një grua duke qarë përpara statujës së Virgjëreshës Mari më 3 gusht.

Amna Jusufoviq, një udhërrëfyese e turistëve nga Mostari aty pranë, kujton tërheqjen [e vizitorëve] që vendi kishte filluar të shënonte brenda pak vjetësh nga shfaqjet e pretenduara.

Në vitin 1992, me luftën e ndezur në Mostar, ajo kaloi nëpër Megjugorje, në përpjekje për të arritur te prindërit e saj të moshuar që kishin mbetur të rrethuar.

“Unë jam këtu në Megjugorje, pastaj arrij [në Mostar] dhe gjithçka është në flakë. Është vetëm një gjysmë ore larg!”, ajo tha. “Nuk do ta mendonit kurrë se pelegrinët atëherë do të ishin në Megjugorje, por kishte shumë”.

Ajo thotë se shumica e pelegrinëve gjatë kohës së luftës erdhën nga Italia.

Një punëtor pikturon një statujë të Virgjëreshës Mari në një punishte në periferi të Megjugorjes më 2 gusht. Punishtja ka të punësuar 40 njerëz dhe eksporton produktet e saj në mbarë botën.
Një punëtor pikturon një statujë të Virgjëreshës Mari në një punishte në periferi të Megjugorjes më 2 gusht. Punishtja ka të punësuar 40 njerëz dhe eksporton produktet e saj në mbarë botën.

Ndërsa Megjugorje filloi të transformohej nga një numër në rritje i pelegrinëve që vinin nga e gjithë bota në vitet 2010, Vatikani dërgoi ekipe kërkimore për të hetuar pamjet për të cilat ishte raportuar.

Papa Françesku fillimisht e hodhi poshtë paraqitjen e supozuar të Virgjëreshës Mari, duke thënë në vitin 2017 se pretendimet “nuk vlenin shumë”.

Vendbanimi Megjugorje parë nga Mali i Kryqit.
Vendbanimi Megjugorje parë nga Mali i Kryqit.

Papa me sa duket e zbuti qëndrimin e tij më pas. Në maj të vitit 2019 ai autorizoi zyrtarisht organizatat katolike për të organizuar pelegrinazhe atje, ndërsa tha se shfaqjet e pretenduara kishin nevojë për hetime të mëtejshme.

Por, ndërsa Megjugorje po përgatitej për një fluks masiv pelegrinësh katolikë, goditi pandemia e COVID-19.

Një grua e re duke pastruar lëngun që rrjedh nga një statujë e Jezusit në qendër të Megjugorjes më 3 gusht, ndërsa pelegrinët e tjerë presin radhën e tyre. Lëngu thuhet se ka të njëjtën përbërje sikurse lotët e njeriut.
Një grua e re duke pastruar lëngun që rrjedh nga një statujë e Jezusit në qendër të Megjugorjes më 3 gusht, ndërsa pelegrinët e tjerë presin radhën e tyre. Lëngu thuhet se ka të njëjtën përbërje sikurse lotët e njeriut.

Ivo, një kamerier në restorantin e njohur Pivnica Medugorje, thotë se pandemia goditi veçanërisht qytetin, i cili është pothuajse tërësisht i varur nga turizmi.

“Ne kemi vend [ulëse] për 500 njerëz në restorantin tonë dhe pothuajse askush nuk vinte, mund ta imagjinoni”, tha ai. “Zakonisht, ne kemi 10 kamerierë në staf këtu. U shkurtua në tre. Ishte, vërtet, keq”.

Sot, thotë ai, qyteti është më i ngarkuar se kurrë.

Një pelegrin që eci zbathur në Kodrën e Shfaqjeve, lutet përpara statujës së Virgjëreshës Mari.
Një pelegrin që eci zbathur në Kodrën e Shfaqjeve, lutet përpara statujës së Virgjëreshës Mari.

Kreu i Shoqatës së Turizmit të Megjugorjes, Mario Vasilj, i tha Radios Evropa e Lirë se është vështirë të dihet numri i saktë i turistëve në qytet, pasi që shumë njerëz ndalojnë vetëm për një kohë të shkurtër gjatë rrugës për në vende tjera në Ballkan. Por, ai bëri të ditur se një festival i të rinjve këtë vit tërhoqi rreth 30.000 pelegrinë – më shumë njerëz sesa që mund t’i përballojë qyteti me kapacitet prej 20.000 shtretërish.

Njerëzit duke u rrëfyer para priftërinjve në ambient të hapur në Megjugorje, më 3 gusht.
Njerëzit duke u rrëfyer para priftërinjve në ambient të hapur në Megjugorje, më 3 gusht.

Ndërsa fama e Megjugorjes përhapej, filluan të tregohen legjenda për gjërat e lidhura me qytetin, teksa disa histori ngrenë zemërimin e zyrtarëve katolikë.

Një pelegrin i moshuar italian i dënuar për mashtrim kohët e fundit solli një statujë të Virgjëreshës Mari nga Megjugorje dhe pretendoi se ajo i dha asaj një picë të pasosur.

“Ishte një picë për katër [persona] dhe 25 prej nesh hëngrëm prej saj. Nuk zvogëlohej kurrë”, e citoi AFP-ja atë. “Ne ishim të tronditur!”

Një peshkop vendas në fshatin italian të Civitaveçiaa ka kërkuar që kongregacioni i tij të mbajë distancë nga një faltore e bërë nga një statujë e blerë në Megjugorje, e cila gjithashtu dyshohet se qan me lot gjaku. Zyrtarë të tjerë të kishës i kanë quajtur pretendimet “absolutisht jo të besueshme”.

You Might Also Like

Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Filharmonia dhe Kori i Kosovës me koncert për 17 vjetorin e pavarësisë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Ischinger fajëson Serbinë për situatën në Veri, i kërkon BE-së të veprojë urgjentisht
Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Izrael dhe kërkohet lirimi i pengjeve
Lajçak takohet me sekretarin e shtetit spanjoll për BE, flasin për dialogun
KFOR vëzhgon protestën në veri, thotë se ishte paqësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?