By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Populli pa ligje nuk mund të jetojë i lirë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Populli pa ligje nuk mund të jetojë i lirë!
Opinion

Populli pa ligje nuk mund të jetojë i lirë!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/08 at 3:08 PM
Kosova Times Published August 8, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e vrasjeve dhe ngatërresave në Kosovë. Pothuajse nuk kalon ditë që nuk nodh një ngatërresë mes qytetarëve e cila përfundon me vrasje dhe plagosje të rëndë. Rastet e rrahjeve mes qytetarëve sikur janë bërë të përditshme, kudo dhe kado; duke filluar nga pikat kufitare, në aeroport, në doganë, në kryeqytet dhe në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kronikat e zeza të vrasjeve në Kosovë

Çdo ditë nga një e më shumë kronika e zeza në edicionet e lajmeve, secila kronikë më e rëndë sesa tjetra, vrasje në familje, rrahje dhe vrasje mes të rinjve, vrasje për çështje biznesi, dhunim dhe vrasje e vajzave të reja (mitura) shqiptare.

Mungesa e funksionimit të sistemit të drejtësisë apo më mirë të themi e mosfunksionimit të ligjit ka bërë që njerëzit të shfrenohen në veprimet e tyre. Kur prokurorët dhe gjykatësit nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet, ruajtësit e rendit (policët) shërbejnë vetëm si dekor i ekzistencës së shtetit pa ligje dhe pa demokraci.

Inkriminimi i thellë i sistemit të drejtësisë ka ndikuar në uljen e imazhit të Shërbimit Policorë të Kosovës, gjegjësisht demotivimin e plotë të policisë hetimore, të cilët pasi t’i dërgojnë hajdutët dhe kriminelët, vrasësit dhe keqbërësit në dorën e gjykatësve, të nesërmen i shohin duke shëtitur të lirë dhe kokë lartë para syve të tyre.

Raporti i ekspertëve perëndimorë është edhe një dëshmi më shumë se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit dhe as që ka sinjale pozitive për përmirësim të cilësisë në sistemin gjyqësorë dhe prokurorial të Kosovës, që i bie se nuk ka as gjasa teorike të luftohet korrupsioni nivelit të lartë dhe krimit të organizuar i cili ka degraduar të gjitha institucionet e shtetit.

Ligj për dekriminalizimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë

Nga cili do aspekt që e analizon situatën aktuale në vendin tonë, shkaktarët kryesor të kaosit institucional dhe juridik janë faktorët politik. Kosova nuk është se vuan aq shumë nga mungesa e ligjeve, sa vuan nga mosimplementimi i tyre.

Edhe përkundër infrastrukturës së pasur ligjore, mijëra lëndë të veprave kriminale, me vite pluhurosen në sirtarët e “drejtësisë”, kriminelët flenë të qetë, lëvizin dhe veprojnë lirshëm, sa prej tyre kanë kapur majat e institucioneve shtetërore!

Si kundërpërgjigje e kësaj situate, Kosovës i nevojitet urgjentisht ligji për dekriminalizimin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe publike, që ndryshe i bie, aprovimin e një ligji për pastrimin e listave zgjedhore nga të gjithë të dyshuarit për vepra kriminale, pamundësimin e zgjedhjes në organet e larta shtetërore të njerëzve nën akuza për vepra të rënda kriminale apo korruptive.

Në këtë mënyrë, legjislatura e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që do ishte më e pastër nga kjo që e kemi tani, do të jetë më e lirë dhe më e zonja për nxjerrjen e ligjeve tjera konformë nevojave dhe rrethanave kohore për konsolidimin e plotë të sistemit të drejtësisë, për ndëshkimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të shumta negative të shoqërisë sonë.

Mafio-politika e ka “prangosur” Kosovën

Shteti i Kosovës i prangosur nga mafia politike, tashmë edhe i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare po i kalon ditët më të vështira nga ri-shpallja e pavarësisë e këndej.

Pa dyshim, plaga më e rëndë e shkaktuar nga pushtetet kriminale është ajo në sistemin e drejtësisë, e manifestuar në formën e korrupsionit, krimit të organizuar, mitmarrjes, nepotizmit dhe dukurive tjera negative.

Si pasojë e një drejtësie joefikase, është sëmurë edhe shoqëria nga mosefikasiteti i gjyqësorit. S’ka si të mos jetë ndryshe kur një shoqëri “pajtohet” në heshtje me korrupsionin, krimin e organizuar, mosfunksionimin dhe mossundimin e ligjit, skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme qeveritare.

Përderisa të vazhdoj heshtja e popullatës, shoqërisë civile, OJQ-ve dhe elitës intelektuale ndaj situatës anarkike në vend, jo vetëm që nuk do të kemi rënie të krimit të organizuar, do të kemi ngritje të vrasjeve të njëpasnjëshme në Kosovë.

Vështruar nga aspekti analitik, heshtja e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndaj vrasjeve dhe dhunimeve të vajzave dhe motrave tona, përveçse miratim në heshtje, është ushqim i këndshëm për kriminelët dhe grupet mafioze në mbarë Kosovën.

Ndryshe, reagimi energjik dhe në kohën e duhur i shoqërisë civile dhe qytetarëve për aplikimin e ligjeve të Kanunit, do t’ia prenë rrënjët vrasjeve kriminale dhe dukurive të shumta negative.

Kot vazhdojmë së prituri, që do të intervenoj dikush nga jashtë në shërimin e plagëve në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, etj.

Ne vet duhet të përkujdesemi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e të gjitha hallkave zinxhirore të sistemit qeverisës të vendit tonë, konformë ligjeve në fuqi, rregullave demokratike, të drejtave dhe parimeve universale të civilizimit botëror, mirëpo kur ato nuk funksionojnë duhet të ju kthehemi rregullave të vjetra Kanunore për parandalimin e dukurisë së shëmtuar të vrasjeve dhe dhunimeve ndërvëllazërore në vendin tonë.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times August 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon greva e punëtorëve tenik të UP-së dhe Qendrës së Studentëve

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Horoskopi ditor për ditën e hënë, 5 shkurt 2024!
Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës
Shqipëria do ta ketë popullsinë më të vjetër në botë në vitin 2100
Suedia dyshon ne Kishën Ortodokse Ruse për spiunazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?