By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina vazhdon kundërofensivën në juglindje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina vazhdon kundërofensivën në juglindje
Rajon / Botë

Ukraina vazhdon kundërofensivën në juglindje

Kosova Times
Last updated: 2023/08/08 at 3:25 PM
Kosova Times Published August 8, 2023
Share
SHARE

Kundërofensiva ukrainase ndaj forcave ruse ka vazhduar në juglindje të shtetit, tha Kievi më 8 gusht, përderisa shifrat e viktimave nga një sulm rus me raketa në qytetin Pokrovsk një ditë më parë është rritur në shtatë të vrarë dhe pothuajse 70 të plagosur.

Trupat ukrainase kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj ushtrisë pushtuese ruse në drejtim të Berdijanskut dhe Melitopolit në provincën e Zaporizhjës, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Në njoftimin e ushtrisë u tha se forcat ukrainase kanë kryer nëntë sulme ajrore një ditë më parë, duke shënjestruar zonat ku ushtria ruse “ka përqendruar personelin, armët dhe pajisjet ushtarake”.

Trupat ukrainase kryesisht kanë qenë në defanzivë që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Kievi ka nisur kundërofensivën e tij gjatë kësaj vere.

Forcat ruse kanë kryer shtatë sulme me raketa dhe 42 sulme ajrore gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se numri i viktimave nga sulmi rus me raketa më 7 gusht në qytetin Pokrovsk në rajonin e Donjeckut është rritur në të paktën shtatë dhe 67 të plagosur, teksa puna për kërkim-shpëtim ka rinisur mëngjesin e së martës.

Sipas ministrisë, në mesin e të plagosurve janë 29 zyrtarë policorë, dy punëtorë të shpëtimit dhe dy fëmijë.
Një fotografi e postuar nga ministria në rrjetet sociale shfaqi një bllok banesash të dëmtuar rëndë, me katin e sipërm të shkatërruar plotësisht.

Zyrtarët rajonalë thanë se dy raketa goditën Pokrovskin më 7 gusht, duke shkaktuar dëme në ndërtesa të banuara dhe administrative, një hotel dhe disa dyqane.

You Might Also Like

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit

Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit

Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave

Kosova Times August 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani pritet nga kryeministri Starmer në Pallatin Blenheim

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Minatorët e “Trepçës” në grevë, s’hyjnë në galeri pa i marrë pagat
Gjykata ruse e shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT
Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
Mbreti i Jordanisë, i cili e quajti Putinin vëllanë e tij, filloi t’i shiste armë Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?