By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tajvani raporton për inkursionin e dytë të Kinës gjatë kësaj jave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tajvani raporton për inkursionin e dytë të Kinës gjatë kësaj jave
Rajon / Botë

Tajvani raporton për inkursionin e dytë të Kinës gjatë kësaj jave

Kosova Times
Last updated: 2023/08/09 at 1:57 PM
Kosova Times Published August 9, 2023
Share
SHARE

Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit më 9 gusht, të shoqëruar nga pesë luftanije kineze dhe janë përfshirë në patrullime “për gatishmëri luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes së ishullit vetëqeverisës.

Sipas autoriteteve në Tajvan, kjo është hera e dytë brenda javës që Kina kryen inkursion.

Tajvani, që Kina pretendon se është territor i saj, vazhdimisht është ankuar për aktivitetet e ushtrisë kineze pranë ishullit gjatë tre vjetëve të fundit, përderisa Pekini po rrit presionin duke tentuar që të detyrojë ishullin që të pranojë sovranitetin e Kinës.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se duke nisur nga ora 09:00 sipas kohës lokale, ka detektuar 25 avionë luftarakë kinezë të përfshirë në operacionet në det, përfshirë edhe avionë luftarakë të llojit J-10 dhe -16 dhe bombardues H-6.

Nga këta avionë, sipas ministrisë, dhjetë prej tyre kaluan vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, që më herët ka shërbyer si barrierë jozyrtare mes dy palëve, ose hynë në pjesën jugperëndimore të zonës identifikuese mbrojtëse ajrore të Tajvanit.

Në njoftim u tha se këta avionë, në koordinim me pesë luftanije kineze, u përfshin në patrullime “për gatishmëri luftarake”.

Ushtria e Tajvanit nisi anije dhe avionë për të mbikëqyrur aktivitetin kinez, tha ministria.

Zona identifikuese mbrojtëse ajrore është një zonë e gjerë që Tajvani monitoron dhe patrullon për t’iu dhënë forcave të tij më shumë kohë për t’iu përgjigjur kërcënimeve.

Të dielën, Tajvani raportoi për një nivel të ngjashëm të aktivitetit të avionëve luftarakë dhe luftanijeve kineze afër ishullit.

Kina ka kryer stërvitje ushtarake përreth Tajvanit në prill, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, u kthye në shtëpi pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Gushtin e vitit të kaluar, Pekini po ashtu mbajti stërvitje ushtarake përreth Tajvanit për të kundërshtuar vizitën në Taipej të kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, gjatë kësaj jave do të vizitojë ShBA-në, para se të shkojë në Paraguai. Kjo ndalesë në SHBA e Lai ka zemëruar Kinën.

Kina tha se ka “prioritet” që të ndalojë Lain që të shkojë në ShBA.

Qeveria e Tajvanit, e zgjedhur në mënyrë demokratike, refuzon pretendimet e Kinës mbi sovranitetin e ishullit, duke thënë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendos për të ardhmen e vet.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times August 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Listës esenciale iu shtuan shtatë produkte të reja mjekësore

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Tokayev i premtoi Macronit naftë, uranium dhe tregti duke anashkaluar Rusinë
Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut
Presidentja Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit
Përleshje brutale mes lojtarëve në Mal të Zi: Lojtari u largua i përgjakur nga fusha, policia nuk ishte ku ta parandalonte skandalin /VIDEO/
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?