By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: HRW: Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > HRW: Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”
Rajon / Botë

HRW: Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/10 at 3:30 PM
Kosova Times Published August 10, 2023
Share
SHARE

Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje vendeve donatore të gjejnë mënyra për ta zbutur krizën e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe humanitare në Afganistan, pa i përforcuar politikat shtypëse të talebanëve kundër grave, vajzave dhe mediave.

Në një komunikatë për media më 10 gusht, HRW theksoi ndikimin shkatërrues të dekretit taleban, i cili ua ndalon grave të punojnë në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Kjo ua ka shtuar atyre vështirësitë për të pasur qasje në ushqim, kujdes shëndetësor, dhe mbajtjen e shtëpisë.

Dekreti taleban që ua mohon grave dhe vajzave arsimimin, ka kontribuuar, po ashtu, në thellimin e krizës humanitare në Afganistan, tha HRW.

“Politikat mizogjene të talebanëve tregojnë një shpërfillje të plotë ndaj të drejtave themelore të grave”, tha Fereshta Abbasi nga HRW, duke shtuar se masat kufizuese të këtij grupi ndaj grave, po e dëmtojnë tërë shoqërinë afgane, jo vetëm gratë.

Abbasi tha se afganët po e përjetojnë tani “një ankth të të drejtave të njeriut dhe humanitar nën sundimin taleban”.

Ajo u bëri thirrje udhëheqësve të grupit militant të heqin dorë nga “politikat dhe rregullat abuzive”, si dhe i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar t’i bëjë ata përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes në vendin e rrënuar nga lufta.

OKB: Talibanët i kanë shtuar kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane

Afganistani i humbi ndihmat për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen financiare nga donatorët perëndimorë, kur talebanët e morën pushtetin në dorë, pas largimit të forcave të SHBA-së dhe NATO-s në fund të gushtit 2021.

Pasi mbeti nën sundimin taleban, Afganistani u bë njëri prej vendeve të goditura më së rëndi nga kriza në botë, pasi më shumë se 28 milionë njerëz – apo rreth dy e treta e popullsisë së tij – ka nevojë urgjente për ndihma humanitare, sipas HRW.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times August 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali Petraeus lëshon paralajmërim të fortë për rrugën drejt paqes në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2025
Deliu-Kodra: Ende nuk funksionon sistemi i digjitalizimit në kuvend
Haki Abazi i bashkohet AAK-së, do të garojë për deputet
Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën: Trimërinë e tyre e pasoi UÇK-ja
Horoskopi ditor për të dielën, 18 shkurt 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?