By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nostalgji për të kaluarën, shpresë për të ardhmen!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nostalgji për të kaluarën, shpresë për të ardhmen!
Opinion

Nostalgji për të kaluarën, shpresë për të ardhmen!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/10 at 11:47 AM
Kosova Times Published August 10, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Njerëzit kanë dëshirë dhe të drejtë që ta kujtojnë të kaluarën krenare për ta projektuar të ardhmen e tyre të ndritshme, mirëpo kjo u bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe e ndërlikuar pasi e sotmja po ua njollos të kaluarën dhe mjegullon të ardhmen!

Vitet e krenarisë kombëtare

Vitet e ’90-ta apo siç e parapëlqejë t’i quaj Vitet e Krenarisë Kombëtare, ishin vitet më të rënda për shqiptarët e robëruar nga hegjemonia serbomadhe e Sllobodan Millosheviqit, por ishin edhe vitet më krenare për shqiptarët, përgjatë të cilave ndodhi homogjenizimi më i madh kombëtar, do të thosha uniteti biblik i shqiptarëve të Kosovës i cili kulmoj me pajtimin e të gjitha gjaqeve dhe ngatërresave brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore.

Ndodhi humaniteti dhe solidariteti më i madh dhe i paparë deri më tani mes shqiptarëve në të gjitha trevat etnike. Përgjatë viteve të ’90-ta ndodhen të gjitha mrekullitë për shqiptarët nga të sipërcekurat e deri tek ndërtimi i themeleve të shtetit.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës.

Nga ky moment fillon edhe shpërbërja e krijesës artificiale të ashtuquajtur RSFJ, e dominuar kryesisht nga politika hegjemoniste serbe.

Efektet politike te 2 Korrikut janë te shumta në rrafshin kombëtar, ngase pikë së pari 2 Korriku shënon fillimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, krijimin e unitetit dhe rritjen e solidaritetit në popullatën shqiptare si asnjëherë më parë gjatë historisë. I gjithë aktiviteti dhe veprimtaria politike e shqiptarëve bëhej krejtësisht në baza vullnetare. Parim bazë i aktivistëve e veprimtarëve te viteve te ’90 ishte dhënia gjithçka nga vetja për interesin e popullit e të shtetit.

Ishte kjo platforma politike e Alternativës Kosovare të asaj kohe, gjegjësisht e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ju parapriu edhe shumë ngjarjeve tjera të rëndësishme politike për të ardhmën e vendit si ; Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit 1990 e mbajtur në Kaçanikun legjendar, Referendumin mbarëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991, dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjidhet edhe kryetari i parë të Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën e lavdishme të UÇK-së, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, kur edhe fillon njohja formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.

Jam i sigurt që për këtë periudhë të lavdishme kombëtare ka nostalgji secili aktivist dhe veprimtar, secili ushtarë i lirisë dhe atdhetar i të gjitha periudhave historike.

E sotmja ka mjegulluar të ardhmen e shtetit

Kosova nga një shtet i vogël, i njohur dhe ndihmuar nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht nga ShBA-të dhe aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO, si pasojë politik-bërjes së gabuar është kthyer në një shtet të harruar dhe gati të braktisur nga të gjithë, e sanksionuar dhe izoluar nga bashkësia ndërkombëtare!

Kjo situatë, jo vetëm e trishtë për shqiptarët duhet të jetë edhe e papranueshme nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për çlirimin dhe bërjen e shtetit.

Klasa aktuale politike pa dallim pushtet dhe opozitë nuk paraqet më shpresë për të ardhmen, pasi të gjitha janë shtjerrë dhe konsumuar deri në embrion.

Sikurse platforma politike e Alternativës Kosovare e viteve të ’90-ta, gjegjësisht e lëvizjes shtetformuese (LDK) që ju hapi rrugë proceseve demokratike në trojet etnike dhe mbarë Ballkanin perëndimor, edhe tani Kosovës i duhet një Alternativë e Re politike që e bën shkëputjen nga e kaluara dhe nisë fillimin e mbarë të proceseve të mirëfillta paqedashëse dhe demokratike në Ballkanin e trazuar nga ekstremizmat e llojeve dhe trajtave të ndryshme.

E sotmja jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar, e ka mjegulluar të ardhmen dhe perspektivën zhvillimore të shtetit si dhe e ka dëmtuar rëndë mirëqenien e qytetarëve.

Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë, kombi ynë ka nevojë për qytetarët dhe mërgimtarët e jo për karrieristë, sepse karrierizmi është kancer i demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Andaj krahas nostalgjisë për të kaluarën duhet të udhëhiqemi nga shpresa dhe dashuria ndaj atdheut për të arritur ndryshimin epokal që i duhet vendit tonë.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times August 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Largimi i qenve nga rrugët e kryeqytetit po bëhet me hov më të madh

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Nga një Kuran i shekullit XVI e deri te vezët Fabergé – Kazakistani ekspozon thesaret e konfiskuara
WSJ: Roman Abramovich mbetet ndërmjetës midis Putinit dhe autoriteteve ukrainase, por roli i tij në negociata është dobësuar
Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?