By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet
Lajme

Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2023/08/10 at 11:17 AM
Kosova Times Published August 10, 2023
Share
SHARE

Situata me menaxhimin e  mbeturinave në Komunën  e Prishtinës, vazhdon të jetë alarmante. Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së janë hapur ofertat për blerjen e mbi 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionë. Ndërkaq, këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ia ka rekomanduar komunës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët, të mbulohen me kamera.

Shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe  në Komunën e Prishtinës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të mbeturinave. E, për këtë situatë qytetarët po vlerësojnë së fajtor nuk është vetëm komuna, por edhe mungesa e vetëdijesimit të banorëve për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur. Ata i thanë Radio Kosovës së lagjet ku jetojnë por edhe në gjithë qytetin ambientet afër kontejnerëve kundërmojnë.

“Gjendjen aktuale për sa i përket menaxhimit të mbeturinave e vlerësoj jashtëzakonisht dobët, shumë keq! Duhet të fillojnë edhe me pjesën e riciklimit.  Jetoj në rrugën ‘Agim Ramadani’. Gjendja është e  njëjtë. Tmerr! Dhe po ashtu në qendër të qytetit gjendja është e njëjtë, nuk ke si kalon nga era e mbeturinave. Diçka nuk është në rregull,  faji është edhe të qytetarët e jo vetëm të kompania. E kemi kontejnerin afër dhe qytetarët nuk i  hedhin mbeturinat në të por anash  tij. E kompania është fajtore se nuk vjen t’i largojë me kohë mbeturinat por i lenë të mbushën e pastaj  mbeturinat dalin jashtë tyre në sipërfaqe. Shumë keq, në mes të  qendrës së qytetit kundërmon era”, tha një qytetar për Radio Kosovën.

E, pas vlerësimit të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe lokacioneve ku janë të vendosur , Komuna e Prishtinës ka marrë disa hapa për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i tha Radio Kosovës se pas vlerësimit të gjendjes, e cila sipas tij, është alarmante, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për blerjen e 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionëve.

“Është hapur shpallja për pranimin e ofertave të cilat pritet të shqyrtohen  prej datës 15 deri me 20 gusht për blerjen e kontejnerëve të rinj dhe po ashtu edhe blerjen e kamionëve. Është planifikuar të blihen më tepër se  1 mijë  kontejnerë. Dhe pas vlerësimit të gjendjes, do të shtohen disa lokacione të reja, rritja e kontejnerëve në lokacionet ekzistuese dhe po ashtu edhe ndërrimi i disa kontejnerëve. Krejt kjo është duke u bërë për të ndihmuar ndërmarrjen ‘Pastrimi’ që të dalë nga situata e cila tani për tani është alarmante”, ka theksuar Musliu

Në shumë raste punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë hyrë në grevë e që me ditë të tera nuk është  kryer asnjë  shërbim për  grumbullimin e mbeturinave.

Ndërkaq, ditë me parë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë. KMDLNJ i ka rekomanduar drejtorisë përkatëse në Komunën e Prishtinës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera, në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times August 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Qeveria Kurti po tenton ta përmbys Ferizajn” – PDK me aksion peshkimi në rrugë

Kosova Times Kosova Times May 4, 2024
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës urojnë për 17-vjetorin e pavarësisë
Miratohet Ligji për Rininë
Kjo është arsyeja pse Kupola e Hekurt nuk mund ta mbrojë Haifën nga raketat dhe dronët e Hezbollahut
Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?