By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Funksionalizohet aparatura e re për terapinë rrezatuese në Klinikën e Onkologjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Funksionalizohet aparatura e re për terapinë rrezatuese në Klinikën e Onkologjisë
Shëndetësi

Funksionalizohet aparatura e re për terapinë rrezatuese në Klinikën e Onkologjisë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/11 at 2:12 PM
Kosova Times Published August 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër punimet të cilat kanë filluar lidhur me investimet që do ta transformojnë rrënjësisht këtë klinikë.

Sot, ka hyrë në funksion edhe aparatura e re për terapinë rrezatuese e gjeneratës së fundit, para afatit të planifikuar, me ç’rast deri në fund të vitit, do të largohen në tërësi listat e pritjes për radioterapinë, si dhe do të përmirësohet cilësia e trajtimit me radioterapi. Kjo është aparatura e dytë për terapinë rrezatuese që është siguruar për të qenë në dispozicion të shërbimeve onkologjike.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri Kurti foli për rëndësinë e funksionalizimit të kësaj aparature, të dytën e këtij lloji, dhe për vëmendjen që i ka dhënë qeveria shëndetësisë me buxhetin e këtij viti, me të cilin është rritur për 50% dhe në kuadër të të cilit rreth 60 milionë euro janë ndarë për listën esenciale të barnave.

“Në Institutin e Onkologjisë këtu punojnë gjithsej 24 mjekë, janë edhe 6 fizikantë si dhe janë 40 infermierë. Ne i falënderuam të gjithë ata për punën e madhe që po e bëjnë dhe jo vetëm kaq, njëkohësisht në kohë rekord kanë arritur që ta bëjnë instalimin dhe montimin e kësaj pajisje, pra të akseleratorit të dytë, nga e cila do të përfitojnë të gjithë pacientët. Deri tash koha e pritjes ka qenë gjashtë deri në tetë javë, ndërkaq sipas drejtorit Ilir Kurtishi kjo kohë do të vije në zero me shumë gjasa brenda këtij viti”, deklaroi kryeministrit Kurti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se intervenimet e menjëhershme në Klinikën e Onkologjisë kanë qenë të natyrës emergjente. Sipas tij, me fillimin e punës së aparaturës së re për terapinë rrezatuese, deri në fund të vitit pritet të largohet në tërësi lista e pritjes. Me akseleratorin e ri, fokusimi i rrezeve jonizuese në inde është i sigurt për organizmin dhe përmirëson cilësinë e trajtimit me radioterapi. Falë specifikave të akseleratorit të ri, shumë pacientë nuk do të kenë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit.

“Me akseleratorin e gjeneratës së fundit, stafi shëndetësor i shërbimit onkologjik, do të ketë mundësinë që për pacientët të aplikojnë teknikat më bashkëkohore dhe të shtojë vëllimin e punës. Akseleratori i ri në vlerë të 1 milion e 444 mijë eurove është një aparaturë e avancuar në shërbim të qytetarëve. Deri në fund të vitit, nuk do të ketë më lista të pritjes për pacientët e kësaj klinike. Siç jeni të njoftuar, në Spitalin Regjional të Prizrenit ka filluar ofrimi i shërbimeve për pacientët e Onkologjisë, ndërsa janë bërë planifikimet që decentralizimi i disa shërbimeve të bëhet edhe në spitalet tjera regjionale. Gjithashtu, me nënshkrimin e kontratave të reja për infermierë, janë shtuar kapacitetet e stafit profesional shëndetësor që do të jenë në dispozicion të pacientëve”, tha ministri Vitia.

Klinika e Onkologjisë në QKUK është i vetmi institucion shëndetësor në vendin tonë që ofron shërbime specifike për pacientët me sëmundje malinje. Gjatë vitit të kaluar, në Klinikën e Onkologjisë kanë qenë të shtrirë gjithsej 348 pacientë, në 12 shtretër, të cilët kanë pasur 2 mijë e 348 ditë mjekimi. Janë realizuar 47 mijë e 351 vizita ambulantore, janë ofruar 32 mijë e 272 terapi me citostatik dhe janë trajtuar si raste të reja me sëmundje malinje 1 mije e 736 qytetarë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

8 vitamina kyçe që gratë duhet të marrin për imunitet dhe vitalitet më të mirë

Kosova Times August 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

Kosova Times Kosova Times September 11, 2025
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta
Aksident i rëndë në Amerikë: Nëntë persona humbën jetën nga përplasja kokë më kokë mes një makine dhe një furgoni
Rusët vendosën një rekord për blerjen e pasurive të paluajtshme në Spanjë që nga aneksimi i Krimesë
Si përfundoi parcela në Lipjan te tenderuesi joekzistent
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?