By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Tragjedia që e zgjoi shoqërinë në Serbi
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!
Lajme

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/12 at 1:52 PM
Kosova Times Published August 12, 2023
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit.

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe ShBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për digjitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste, të cilat, dëshmojnë më së miri për premtimet e pambajtura të kësaj Qeverie në raport me rininë, por edhe politikave të cilat kanë dëmtuar të tashmen dhe të ardhmen e rinisë tonë.

Arbnora Salihu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestoj ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit, rreth 100 mijë të rinj e të reja e kanë lëshuar Kosovën. Të rinjtë çdo ditë po përballen me padrejtësi e me mungesë perspektive. Po përballemi me mungesë të vendeve të punës e me diskriminim në çdo sektor. Për rininë, nga kjo Qeveri nuk ka përkrahje, nuk ka vende të reja të punës, nuk ka banim të përballueshëm, nuk ka infrastrukturë mbështetëse, nuk ka asgjë nga ajo që e kërkojmë dhe që na duhet. Nuk ka asgjë nga ajo që është premtuar”, ka thënë Salihu, duke shtuar.

“Ka rritje të kostos së jetesës e zvogëlim të mirëqenies sonë, ka ikje nga vendi ynë e mosbesim në institucione. Ka ngecje, ka stagnim, ka mashtrim e zhgënjim nga kjo Qeveri, që rininë nuk e ka fare në listën e prioriteteve”, tha Kryetarja e RDK-së.

Prandaj, sipas saj, të rinjtë e Kosovës, sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar.

“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.

Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit RDK ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rinj dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times August 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sot hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999”

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
Trajnime të specializuara për policët kufitarë
Kurti: Me Bosnjën kemi më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa kemi dallime
Hapet seminari i mësimdhënësve të mërgatës
Përfshihet nga flakët një automjet në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?