By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si të mbrohemi nga soji i keq i politikanëve!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Si të mbrohemi nga soji i keq i politikanëve!?
Opinion

Si të mbrohemi nga soji i keq i politikanëve!?

Kosova Times
Last updated: 2023/08/12 at 9:04 AM
Kosova Times Published August 12, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

I kemi tre lloje të politikanëve; politikanët karrierist (interesgjinjë), politikanët matrapaz (pazaregjinjë) dhe politikanët e ndershëm. Për fatin e keq, dy grupet e para të politikanëve janë në rritje e sipër, kur grupi i politikanëve të ndershëm është duke u zvogëluar dita-ditës shkaku i injorimit nga dy grupet e para të politikanëve.

Të fortët e politikës injorojnë politikanët ndershëm

Politikanët karrierist apo lakmitarë të pushtetit, përveçse më të rrezikshmit janë niveli më i lartë i marrëzisë njerëzore, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetë njerëzish për marrjen, gjegjësisht mbajtjen e pushtetit.

Politikanët matrapaz apo pazargjinjët e skenës politike janë vartës të grupit të parë dhe janë grupi i politikanëve që janë të gatshëm t’i ndërrojnë partitë sikurse prostitutat partnerët e natës, pa ju skuqur fytyra fare.

Sikurse të parët (karrieristët) edhe të dytët (matrapazët) nuk e kanë problem gëlltitjen e “qershive të lagura” në të gjitha stinët e vitit.

Ndërsa politikanët e ndershëm janë kategoria e politikanëve për të cilët ndjejë dhembshuri dhe keqardhje të madhe, të cilët po djegën nën hijen e dy grupeve të politikanëve të sipër cekur sikurse filizi i njomë nën hijen e lisit të djegur.

Nëpër të gjitha partitë politike ka politikan të ndershëm, njerëz të mirë dhe atdhetarë që e duan me shpirt e zemër atdheun e tyre, të cilët me tërë qenien e tyre i përkushtohen interesit të shtetit dhe qytetarëve, por që nuk e kanë fuqinë e vendimmarrjes në Parlament dhe brenda partive të tyre. Në pamundësi për t’u përballur me klanet dhe grupet e interesit në hierarkinë e lartë partiake apo shtetërore detyrohen të heshtin që të mos “digjen” politikisht.

Zgjedhjet e kurdisura partiake

Pa dashur të ndalem në emra të përveçëm, me të gjithë politikanët e ndershëm që kam biseduar, asnjëri prej tyre nuk është i kënaqur me menaxhimin e partive nga liderët partiak, ku këta të fundit në vend të meritokracisë, i ngritin në karrierë politike servilët dhe puthadorët, mercenarët dhe parashutistët nga partitë e tjera.

Kuvendet zgjedhore apo zgjedhjet e brendshme partiake mbahen sa për sy e faqe, pasi paraprakisht caktohen nga lideri i partisë njerëzit më të besueshëm të tij që do të bëhen pjesë e drejtimit të partisë, që i bie se gjithçka kurdiset paraprakisht, duke i caktuar individët (dele-gatët) kush kë për ta propozuar për anëtarë të kryesisë apo këshillave drejtuese brenda partisë e deri tek influencimi i votës së delegatëve në Kuvend.

Situata më e tmerrshme bëhet gjatë proceseve zgjedhore në nivelin qendror dhe komunal, ku gjithnjë mobilizohen grupet e interesit për t’ua grabitur votën elektorateve të tyre. Në rast që ju dështon gjahu gjatë procesit zgjedhorë, menjëherë e “lakojnë bigën” duke i kthyer shpinën elektoratin për t’u futur në koalicion me rivalët politik në zgjedhje.

Kërkohet forcë dhe guxim më i madh i politikanëve të ndershëm 

Çfarë duhet të ndodhë në këto situata!? Duhet të ndodhë mobilizimi i elektoratit për t’i ndëshkuar në zgjedhjet e radhës politikanët mashtrues, duke i mbështetur politikanët e ndershëm brenda subjekteve të tyre.

Mirëpo, që ndryshimi të ndodhë më shpejtë dhe sa më parë, secili politikan i ndershëm, pavarësisht grupimit politik, duhet të ngritin zërin kundër padrejtësive nëpër partitë e tyre dhe të bëhen bashkë në një subjekt të ri politik apo në një alternativë të re politike. Politikanët e ndershëm duhet të digjen si qiriri dhe ta marrin guximin e të sakrifikojnë diçka nga vetja (post të përkohshëm partiak) për të fituar mbështetjen afatgjatë nga populli, i cili si asnjë herë më parë ka nevojë për një frymë të re dhe mentalitet të ri qeverisës. Populli ka nevojë për një klasë të re dhe gjak të ri politik në vend të politikanëve karrierist dhe matrapaz që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Soji më i mirë i politikanëve janë ata që e duan vendin dhe popullin e tyre, ata që e vejnë në plan të parë interesin e qytetarëve, që e respektojnë vullnetin e elektoratit dhe mbrojnë interesat e shtetit edhe përkundër konsekuencave partiake. Soji më i keq i politikanëve janë egoistët (ata që e duan veten) të cilët, pasi t’i marrin votën nuk e çajnë më hallin e elektoratit.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times August 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Bideni, Modi dhe BE-ja përgatisin projekt hekurudhor dhe detar që e lidh Lindjen e Mesme me Evropën

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Ish-futbollisti i kombëtares belge, Raja Nainggolan u arrestua në lidhje me kontrabandën e drogës
Analiza e VOA-s: Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme
Një artist britanik prezantoi një ekspozitë të plotë me piktura në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës
Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë njerëzit do të zhdukeshin papritur? Një skenar apokaliptik fsheh shumë gjëra që as nuk do t’i mendonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?