By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta e demave të Bosnjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lufta e demave të Bosnjës
Rajon / Botë

Lufta e demave të Bosnjës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 5:26 PM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Pyjet e Kodrës së Popoviqit oshëtinin nga pëllitja e thellë e bagëtive më 6 gusht, ndërsa 18 dema po byryteshin duke pritur radhën e tyre për të luftuar.

Një dem në pyllin në kodrën Popoviq, para se të nisë radha e tij për të luftuar .
Një dem në pyllin në kodrën Popoviq, para se të nisë radha e tij për të luftuar .

Lufta e 251-të e Demave të Gërmecit, i quajtur sipas malit ku u mbajt fillimisht ngjarja, është pjesë e një tradite që fitoi rëndësi shpirtërore gjatë pushtimit austro-hungarez të Bosnjë e Hercegovinës së sotme.

Dy dema duke u përleshur brenda vathës në kodrën Popoviq, më 6 gusht.
Dy dema duke u përleshur brenda vathës në kodrën Popoviq, më 6 gusht.

Dalibor Ljuboja, president i bordit që organizon ngjarjen, thotë se ndeshjet vjetore me dema, të cilat janë mbajtur që nga vitet 1700, u bënë “një simbol i rezistencës”.

Spektatorët duke pritur fillimin e ndeshjes së demave.
Spektatorët duke pritur fillimin e ndeshjes së demave.

Në vitin 1902, shkrimtari serb, Petar Kociq, botoi një tregim të shkurtër për një ndeshje midis demit të dashur të një djali të varfër fshati dhe një demi në pronësi të shtetit austro-hungarez. Historia u bë një shëmbëlltyrë klasike e luftës kundër sundimit të huaj.

Një dem duke gërryer baltën me thundra brenda vathës.
Një dem duke gërryer baltën me thundra brenda vathës.

Luftimet e demave mbahen brenda një vathe të ngjashme me rodeon. Përpara se të luftojë, çdo dem lihet për të bredhur i vetëm brenda territorit. Në kohën e shfaqjes, dy dema i çojnë brenda një rrethoje, të cilën hapësirë të dy e konsiderojnë territor të tyre.

Kur portat mbyllen pas demave, qindra spektatorë heshtin, ndërsa tensionet mes kafshëve rriten.

Dy dema të fotografuar pak çaste para përplasjes.
Dy dema të fotografuar pak çaste para përplasjes.

 

Në shumicën e rasteve, të dyja kafshët sillen rreth njëra-tjetrës me kujdes përpara se të kërcejnë dhe t’i ngatërrojnë brirët. Disa dema nuk luftojnë fare, pavarësisht se nxiten nga pronarët e tyre.

Kur dy dema mbeten kokëfortësisht paqësorë, gjyqtarët përcaktojnë fituesin nga sjellja e përgjithshme e secilit dem.

Lufta mes dy demash.
Lufta mes dy demash.

Betejat e demave janë shumë të ngjashme me luftën njerëzore në një kafaz, me periudha shtytjesh dhe përdredhjesh, të shoqëruara nga përplasjet dramatike të brirëve që bëjnë turmën të gjëmojë.

Një dem i quajtur Soko pret kohën e tij për të luftuar.
Një dem i quajtur Soko pret kohën e tij për të luftuar.

 

Ndryshe nga ndeshjet me dema matador, në të cilat vritet kafsha, ndeshjet e demave të Bosnjës përfundojnë kur një kafshë pranon humbjen duke kthyer bishtin dhe duke ikur.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente për ndeshjet me dema nga disa grupe që merren me mbrojtjen e kafshëve, por nuk mori asnjë koment deri në kohën e kohën e publikimit të këtij teksti.

Një dem teksa pëllet para ndeshjes me demin tjetër.
Një dem teksa pëllet para ndeshjes me demin tjetër.

Lufta e demave zhvillohet në kategori të ndryshme peshash që variojnë nga “peshat e lehta” nën 750 kilogramë deri në ndarjen e peshave të mesme prej 750-850 kilogramë dhe pesha të rënda që peshojnë më shumë se 850 kilogramë.

Pronarët e demave përpiqen të frenojnë kafshën e tyre pas një dyluftimi demash.
Pronarët e demave përpiqen të frenojnë kafshën e tyre pas një dyluftimi demash.

Luftimet me dema mbahen brenda territorit të Republikës Sërpska, por gjithashtu tërheqin konkurrentë dhe turma nga rajonet boshnjake dhe kroate të vendit.

Një dem sulmon tezgat me pije pasi arratiset nga vatha.
Një dem sulmon tezgat me pije pasi arratiset nga vatha.

Marrja nën kontroll e demave të adrenalizuar pas një lufte demash mund të jetë e vështirë. Gjatë ngjarjes së 6 gushtit, një dem iu shmang mbajtësve të tij për disa minuta brenda vathës. Dy dema të tjerë u hodhën jashtë arenës dhe vrapuan të hutuar pranë tezgave të pijeve dhe tendave të ushqimit. Ekipet e burrave vrapuan pas kafshëve, duke i vënë përfundimisht nën kontroll.

Milan Galic reagon pasi demi i tij, Jelona, fitoi në kategorinë e peshave të lehta.
Milan Galic reagon pasi demi i tij, Jelona, fitoi në kategorinë e peshave të lehta.

Demat kampionë në tri kategoritë e peshave u përkasin dy serbëve etnikë dhe një myslimani boshnjak.

Jovo Vodjeviq Duman ngre duart lart nga gëzimi pasi demi i tij, Misko, fitoi në kategorinë e peshave të rënda.
Jovo Vodjeviq Duman ngre duart lart nga gëzimi pasi demi i tij, Misko, fitoi në kategorinë e peshave të rënda.

Kampioni i peshave të rënda, Jovo Vodjeviq Duman, u pushtua nga emocionet pas betejës tronditëse, duke puthur demin e tij gjigant Misko dhe duke ia lagur feçkën me birrë të ftohtë. Në fjalimin e tij të improvizuar të fitores, ai zbuloi shpenzimet masive pas këtij sporti dhe ambiciet e pronarëve të demave.

“Ky dem [fitues] nuk është asgjë”, tha Duman dhe shtoi: “Unë kam një tjetër në shtëpi që sapo e bleva për 20.000 euro. Vitin tjetër do ta sjell. Atëherë do të shihni vërtet diçka!”.

You Might Also Like

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer

Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL

Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë

Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Armando Sadiku prezantohet nga skuadra indiane Mohun Bagan

Kosova Times Kosova Times June 25, 2023
Çfarë ka ndryshuar jashtë vendit për rusët që ikin nga lufta
Ambasadori i Francës në Kosovë viziton Kaçanikun
Britney Spears pati një gjyq me të atin dhe Jennifer Aniston u pajtua me nënën e saj pak para vdekjes së saj: Nuk do ta besoni se sa njerëz të famshëm nuk flasin me prindërit e tyre
Irani propozon dënime më të ashpra kundër atyre që publikojnë “lajme të rreme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?