By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak
June 26, 2025
Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’
June 26, 2025
Shpërthime tronditin Moskën, 50 dronë synojnë rajonet ruse, devijohen fluturimet për në Vnukovo
June 26, 2025
Jeff Bezos po tallet për ftesat e dasmës: Shumë veta nuk mund ta besojnë atë që vendosi të bënte
June 26, 2025
Kongresmenët në SHBA paraqitën një ligj në lidhje me Daytonin: “Është thelbësore të ndalohen veprimet destabilizuese të Dodikut”
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në kërkim të njerëzve të ndershëm!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në kërkim të njerëzve të ndershëm!
Opinion

Në kërkim të njerëzve të ndershëm!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 8:45 AM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në mbarë botën ekzistojnë lloje të shumta të njerëzve që u përkasin nacionaliteteve dhe racave të ndryshme, që u përkasin karaktereve dhe llojeve të ndryshme, që u përkasin niveleve të ndryshme të edukimit dhe ngritjeve profesionale të llojllojshme. Por sa i përket vendit tonë, unë do t’i veçoja tre lloje të njerëzve.

1)    Njerëzit me fytyrë të bardhë,

2)    Njerëzit me fytyrë të kuqe,

3)    Njerëzit me fytyrë të zezë.

Njerëzit që e kanë fytyrën e bardhë janë të drejt dhe të ndershëm, njerëz që bëjnë punë të mira për vendin, njerëz human që flasin mirë dhe ndihmojnë të tjerët, njerëz që e thonë vetëm të vërtetën dhe nuk gënjejnë, që i pajtojnë njerëzit mes tyre dhe nuk marrin ryshfet (mito), njerëz që nuk korruptojnë dhe as që korruptohen nga të tjerët.

Njerëzit që e kanë fytyrën e kuqe, janë ata janë të ryshfetit (mitmarrjes dhe mitdhënjes), pra ata që korruptohen, të cilëve kur ua përmendin emrin në vende publike ju s’kuqet fytyra.

Kurse njerëzit që e kanë fytyrën e zezë, janë ata që bëjnë keq, janë delinkuentët, ata që vjedhin dhe mashtrojnë të tjerët, shpifin e spiunojnë, bartin fjalë e të gjitha të këqijat i bëjnë në mesin ku jetojnë. Të tillët as me i pa në rrugë askush nuk do, e kur të hynë në vende publike askush nuk i nderon.

Thënia e së vërtetës, sfidë e njerëzve të ndershëm

Ato që i ceka më sipër vlejnë për kohën e shkuar, për vitet kur respektoheshin vlerat njerëzore në shoqëri, kurse sot, askush nuk urrehet më shumë sesa njerëzit e ndershëm dhe ata që e marrin guximin për të thënë të vërtetën.

Megjithatë, njerëzit më të mëdhenj dhe më të devotshëm të kohës sonë janë ata që e sakrifikojnë vetën për të përhapur të vërtetën lakuriqe për opinionin publik ashtu siç është ajo e jo ashtu siç ua servojnë të gjithëpushtetshmit dhe të fortët e politikës.

Nuk duhet nderuar njerëzit e veshur me petkun e pushtetit, por njerëzit që e thonë të vërtetën dhe përkushtohen me tërë qenien e tyre për të vërtetën dhe të mirën e vendit. Pavarësisht konsekuencave ja vlen për të rrezikuar për të vërtetën. Në të kundërtën, nëse heshtim e vërteta asnjëherë nuk do të dali në shesh. Ai njeri që nuk sakrifikon për idetë e tij, ai vlen pak për të mos thënë asgjë.

Rreziku më i madh i një shoqërie njerëzore vjen nga reputacioni i rrejshëm i njerëzve të gabuar, pasi jo rrallë herë ndodhë që pas reputacionit në opinionin publik fshehën maskarenjtë dhe idiotët.

Në të shumtën e rasteve, në mesin e njerëzve më pak të vlerësuar i gjejmë njerëzit më të ndershëm dhe më të mirë, i gjejmë njerëzit më të mençur dhe më atdhetar, e gjejmë vlerat më të pastra dhe më sublime të kombit tonë.

Për të realizuar gjëra të mëdha në jetë, duhet përkushtim i madh dhe vendosmëri e çeliktë. Pra, duhet përkushtim me tërë qenien fizike dhe shpirtërore. Ngase, nëse nuk përkushtohesh për gjëra të mëdha do të humbasësh edhe gjërat e vogla në jetë.

Varfëria shpirtërore, sëmundje mentale

Asnjëherë varfëria nuk vjen nga humbja e pasurisë, por nga varfëria shpirtërore, nga urrejtja dhe xhelozia si dhe nga egoja e pakufishme për poste pushtetore dhe pasurim të paligjshëm.

Njeriu i drejt asnjëherë nuk i frikësohet forcës me të cilën përballet, nuk e pranon poshtërimin para njerëzve të padrejtë. Njeriu i drejt nuk i frikësohet as vdekjes natyrale, për shkak se ajo vjen kur të vjen koha, prandaj me të gjitha mjetet i kundërpërgjigjet padrejtësive të kohës, të cilat të bëjnë të vdesësh çdo ditë për së gjalli.

Njeriu i drejt nuk pranon të kthehet në “rob” të prangosur qoftë edhe prapa grilave, si rezultat i idealeve jetësore, si i tillë njeriu i drejtë edhe në burg ndjehet i lirë.

Ai njeri i cili është i gatshëm t’iu bëjë ballë sakrificave, është shërbëtori më i mirë dhe më i devotshëm i atdheut të tij. Ndërsa ai njeri i cili nuk është shërbëtorë i mirë ndaj atdheut, nuk mund të jetë qytetarë i devotshëm i shoqërisë njerëzore dhe as nuk mund të jetë udhëheqës i mirë shtetëror.

You Might Also Like

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Ata që vranë dhe varrosën shqiptarët sot po shtiren si viktima: Serbia duhet t’i hapë varrezat masive!

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Shporta me pure patate me mish të grirë

Kosova Times Kosova Times December 7, 2024
Sot Samiti Evropë Juglindore-Ukrainë, Osmani përfaqëson Kosovën
Policia konfirmon vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve
Muzikanti vret të dashurën e tij teksa ajo i lutet t’i kursejë jetën: Video rrëqethëse tregon se çfarë ndodhi në natën fatale
Moti sot i vranët dhe me shi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?