By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Temperaturat arritën 51 gradë në Iran
July 31, 2025
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë
July 31, 2025
Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur
July 31, 2025
Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra
July 31, 2025
Kiev: Numri i të vdekurve nga sulmi rus në kryeqytet rritet në 9
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Omonia protestë në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Omonia protestë në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit
Rajon / Botë

Omonia protestë në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 9:00 PM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk ka mundur të bëjë betimin.

Ai ndodhet në burg me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe pret të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zoti Beleri i ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

Ligji shqiptar për vetëqeverisjen vendore parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë ndërpritet kur nuk paraqitet në detyrë më shumë se 3 muaj pandërprerë dhe sot 14 gushti shënon përmbylljen e këtij afati.

Organizata e pakicës greke “Omonia” thirri mbrëmjen e sotme një protestë në Himarë ku morën pjesë përkrahës të zotit Beleri, përfaqësuesit politikë të Koalicionit “Bashkë fitojmë “ dhe kryetarët e bashkive të dy qyteteve më të mëdha greke, Athinës dhe Selanikut dhe bashkive fqinje Gumenicvës dhe Korfuzit.

Folësit në tubim, mes të cilëve Ivi Kaso, Sekretari i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Vangjel Dule, deputet i Partisë së të Drejtave të Njeriut, Ylli Manjani, ish Ministër i Drejtësisë kërkuan lirimin e menjëhershëm, kryerjen e betimit dhe marrjen e detyrës nga Fredi Beleri.

Dy kryetarë të bashkive më të mëdha në Greqi, ai i Athinës Kostas Bakojanis dhe kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas u shprehën se ishin në mbështetje të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

“Paraburgimi është i paligjshëm, është shkelje e të drejtës dhe prezumimit të pafajësisë”, tha kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis. Sipas tij Beleri “ka të drejtë të betohet dhe të marrë detyrën për të cilën e votuan qytetarët”.

“Dëshirojmë të mirëpresim Shqipërinë në familjen europiane, duam që të jetojmë të gjithë së bashku në shtëpinë tonë europiane, por kjo shtëpi do themele të fuqishme demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat politike, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha Bakojanis.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë ka sjellë kohët e fundit një acarim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Athina zyrtare ka këmbëngulur se pengimi sipas saj i zotit Beleri për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës do të sjellë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare është shprehur se pavarësia e organeve të drejtësisë duhet respektuar dhe duhet të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike”.

Fredi Beleri ndodhet në paraburgim që nga ndalimi i tij nën dyshimet për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve ndërsa Pandeli Kokaveshi, personi tjetër nën akuzë, , është lënë në masën e arrestit në shtëpi , prej gjendjes shëndetësore.

Bashkia e Himarës vijon të drejtohet prej vitit 2011 nga Jorgo Goro, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili në zgjedhjet e fundit humbi me një diferencë shumë të vogël votash me zotin Beleri.

You Might Also Like

Temperaturat arritën 51 gradë në Iran

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë

Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur

Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra

Kiev: Numri i të vdekurve nga sulmi rus në kryeqytet rritet në 9

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tmerr në Poloni: Një person me thikë hyri në një jetimore dhe vrau një vajzë, disa u plagosën

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
Ngjarjet e datës 3 maj
Rritje e investimeve direkte në Kosovë
Berlusconi lirohet nga spitali pas 45 ditësh
Bellinghami pranon çmimin e “Mbretit të Spanjës”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?