By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në Afganistan
Rajon / Botë

Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 8:48 AM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Kur talibanët e kanë marrë pushtetin më 15 gusht 2021, shumë afganë kanë qenë në pritje të kthimit të frymës shtypëse, e cila e ka karakterizuar herën e parë kur grupi ka qenë në pushtet, në vitet ’90.

Fillimisht, talibanët kanë tentuar t’i sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar se janë moderuar, dhe janë zotuar se do t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtypit.

Mirëpo, dy vjet pas kthimit në pushtet dhe rrëzimit të Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi, islamistët e linjës së ashpër kanë dështuar që t’i zbatojnë premtimet e tyre dhe vazhdimisht i kanë kufizuar liritë e grave, i kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale për ta vënë drejtësinë në vend.

Qeveria teokratike e talibanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, në liri të lëvizjes, në të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit.

Gratë e kanë pësuar më së shumti, dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë akuzuar talibanët se po tentojnë t’i zhdukin gratë nga jeta publike dhe që t’i burgosin ato nëpër shtëpi.

Deri më tani, talibanët i kanë lëshuar mbi 100 urdhra në linjë me interpretimin e tyre të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit.

Ministria për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit është përgjegjëse për zbatim të ligjeve të talibanëve për moralin, përfshirë zbatimin e kodit të veshjes dhe ndasitë gjinore në shoqëri.

Pjesëtarë të “Policisë së Moralit” i kanë ndëshkuar publikisht shkelësit e vendimeve, me raste edhe në mënyrë të dhunshme.

Burrat dhe gratë janë burgosur, apo janë rrahur me kamxhikë nëpër hapësira publike.

Shumë prej urdhrave dhe kufizimeve të talibanëve janë rikujtim i veprimeve të tyre kur kanë qenë për herë të parë në pushtet, më 1996-2001, kur ata i kanë privuar afganët edhe prej të drejtave më bazike.

Prej kthimit në pushtet, talibanët e kanë futur nën tavolinë Kushtetutën e Afganistanit dhe e kanë ndryshuar sistemin e drejtësisë.

Dhe meqë, urdhrat e tyre nuk janë ligje, zbatimi nuk ka qenë i njëjtë.

Liderët lokalë të talibanëve me raste kanë lëshuar urdhra tjerë e kufizime edhe më të ashpra.

Afganët frikësohen se talibanët do të vendosin masa edhe më drakonike për të krijuar atë që e konsiderojnë sistem të “pastër” islamik në Afganistan.

Militantët ka shumë mundësi që do të vazhdojnë t’i zvogëlojnë të drejtat e grave.

Grave u është ndaluar shkuarja nëpër universitet, dhe vendet e punës u janë kufizuar në masë të madhe.

Bizneset që udhëhiqen nga gratë janë ndaluar në shumë rajone.

Punësimi i grave mund të pësojë edhe më shumë goditje nëse talibanët ua ndalojnë plotësisht grave shkollimin, sikurse në vitet ’90.

Aktualisht, vajzave u lejohet që të shkojnë në shkollë vetëm deri në klasën e gjashtë.

Grupi militant pritet të rrisë shtypjen edhe ndaj mediave.

Shumë pak media të pavarura që operojnë aktualisht në Afganistan, përballen me kufizime të ashpra rreth asaj se çfarë mund të raportojnë.

Meqë mediat janë duke u përballur me censurë të vazhdueshme, skena dikur e llojllojshme e mediave në Afganistan, rrezikon të tkurret edhe më shumë.

Talibanët ka shumë mundësi që të angazhojnë më tepër Policinë e moralit për t’i zbatuar dekretet e tyre, apo edhe që t’i ashpërsojnë dënimet.

Në muajt e fundit është raportuar për rritje të numrit të amputimeve, gjuajtjeve me gurë dhe ekzekutimeve, për ata, të cilët talibanët kanë gjykuar se kanë kryer krime.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJD: Nga 1 dhjetori, pa viza drejt Tajvanit

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Gjimshiti e sheh ndeshjen me Kroacinë rast për reagim pas humbjes
Rodri: Ne nuk kemi frikë, duam ta fitojmë Evropianin
Reshje të mëdha të shiut, vërshime në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?