By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Nuk mendoj se Ukraina do të fitojë. Është masakra më e keqe që nga Lufta e Dytë Botërore
October 20, 2025
Evropa mbron Zelenskiy pas takimit të tij të tensionuar me Trump. Plani po bëhet më i qartë
October 20, 2025
Një 10-vjeçar nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
October 20, 2025
Dy asambleiste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga marrëveshja me VV-në
October 20, 2025
Abdixhiku: Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Transparenca buxhetore e komunave ishte në nivelin më të lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > GAP: Transparenca buxhetore e komunave ishte në nivelin më të lartë
Financa

GAP: Transparenca buxhetore e komunave ishte në nivelin më të lartë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 6:18 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2022”. Ky raport paraqet vlerësimin e shtatë të Institutit GAP mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë.

Vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjeve të komunave në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente publike.

Në vitin 2022, transparenca buxhetore e komunave ishte në nivelin më të lartë që nga publikimi i parë i indeksit, me një mesatare prej 62.8 pikësh. Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 28 komuna (73.7%) kanë arritur të kenë më shumë se 50 pikë. Maksimumin e pikëve të indeksit prej 100 pikë për vitin 2022 e kanë arritur shtatë komuna: Drenasi, Klina, Lipjani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci dhe Skenderaj.

Si rezultat i rritjes së numrit të dokumenteve buxhetore të publikuara, dëgjimeve buxhetore të mbajtura dhe përmirësimit të formatit të publikimit të dokumenteve, 25 komuna kanë shënuar progres në vlerësimin me pikë, katër komuna kanë shënuar regres, ndërsa komunat e tjera kanë pikë të njëjta sikur vitin e kaluar. Progresin më të madh me pikë në indeksin e vitit 2022 e kanë shënuar Komuna e Skënderajit (+42.5 pikë), Prizrenit (+32.5 pikë), Vushtrrisë (+31.5 pikë), Podujevës (+30 pikë) dhe e Klinës (+30 pikë). Ndërsa, regresin më të madh në renditje për vitin 2022 e ka shënuar Kaçaniku (-14 pozita), Obiliqi (-10 pozita), Graçanica (-10 pozita),  Gjilani (-9 pozita) dhe Malisheva (-8 pozita).

“Gjatë vitit 2022, së bashku komunat kanë publikuar 258 dokumente buxhetore. Nga 38 komuna, vetëm 15 prej tyre i kanë publikuar të gjitha dokumentet buxhetore që obligohen t’i publikojnë sipas Udhëzimit administrativ të MAPL-së për transparencë buxhetore në komuna. Në anën tjetër, komunat kanë shënuar progres të madh në publikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, ku gjithsej 22 komuna (dhjetë më shumë sesa vitin e kaluar) e kanë publikuar në ueb-faqet e tyre apo e kanë dërguar përmes kërkesës këtë dokument të rëndësishëm buxhetor”, thuhet në komunikatën e GAP-it. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndalimi i drogës nga talibanët nxit protesta vdekjeprurëse në Afganistan

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar
Serbet qe dyshohen se organizuan arratisjen e një biznesmeni rus nga arrestimi në Itali
Gjykata Speciale bastisi mbrëmë dy shtëpi në Prishtinë, KMDLNj jep detaje
Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?