By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci nuk tregon kur shpërndahen librat shkollorë: Ka anomali çmimesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci nuk tregon kur shpërndahen librat shkollorë: Ka anomali çmimesh
Lajme

Nagavci nuk tregon kur shpërndahen librat shkollorë: Ka anomali çmimesh

Kosova Times
Last updated: 2023/08/15 at 12:58 PM
Kosova Times Published August 15, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Ministrja Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24. Sipas saj, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për furnizimin e nxënësve të shkollave fillore me libra shkollorë nga Qeveria. Nagavci s’ka dhënë datë konkrete të shpërndarjes së tyre, duke thënë se po merren me cilësinë e tyre.

“Unë shpresoj që të arrijmë t’i furnizojmë me kohë, jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të mos ketë vonesa që po krijohen nga arsye të ndryshme. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi, kam parë anomali shumë të mëdha në çmime. Kam parë shuma të mëdha prej 13, 14 e 15 eurove, natyrisht si ministri kemi kujdes edhe për buxhetin e shtetit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se në fund të kësaj jave do ta mbajë një konferencë tjetër për media për të njoftuar se ku ka shkuar procesi.

Duke folur për ciklin parashkollor, Nagavci i ka bërë thirrje komunave që të paraqiten për nevojat e ndërtimit të çerdheve, e cila është nismë e ministrisë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës arsimore.

“Kemi nënshkruar javën e kaluar kontratën për ndërtimin e një çerdheje në Fushë Kosovë dhe presim që javën e ardhshme të nisin punimet. Po ashtu, jemi në procedurë të nënshkrimit për ndërtimin e një çerdhe në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime”, ka thënë ajo.

Nagavci ka thënë se ka nënshkruar udhëzimin administrativ për shndërrimin e klasave të bashkëngjitura në dhoma burimore për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Përveç ndarjeve të buxhetit për punësimin e 400 asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta, me anë të udhëzimit administrativ plotësojmë infrastrukturën ligjore në mënyrë që të gjithë asistentët të kenë të qartë detyrat dhe kompetencat e tyre”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ajo ka folur edhe për përzgjedhjen e dy rektorëve në dy institucione të arsimit të lartë, gjegjësisht Universitetin e Mitrovicës dhe Universitetin e Gjakovës. Për anulimin e konkursit të UM “Isa Boletini” ajo ka theksuar se kanë hasur në parregullsi. Nagavci fajësoi komisionin përzgjedhës se ka tentuar të marrë vendime duke favorizuar grupe të caktuara.

“Aty çka ka ndodh është që mbledhja për intervistimin e kandidatëve është bërë jo nga kryesuesi, as nga zëvendëskryesuesi, por është bërë veç nga anëtarët e zgjedhur nga senati, gjegjësisht nga vet Universiteti”, ka deklaruar ajo gjatë konferencës.

Ndërkaq, për konkursin në Universitetin e Gjakovës ajo ka thënë se kanë konkurruar dy kandidatë, njëri nga ta ish-rektori i këtij institucioni.

“Te konkursi i Gjakovës kanë qenë dy kandidatë, ish rektori i cili është shkarkuar për shkak të një varg të shkeljeve që janë identifikuar nga organet gjegjëse. Tjetri ka qenë një kandidat i cili me sa jam njoftuar nuk i ka përmbushur kërkesat formale të konkursit sepse s’i ka përcjellë të gjitha dokumentet e nevojshme”, ka thënë ajo.

Nagavci tutje ka njoftuar se nesër mbahen intervistat për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Gjakovës, teksa kësaj radhe garojnë 4 kandidatë.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Kosova Times August 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Holanda, e gatshme të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
Përkeqësohen treguesit e vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri
Dr. Rifat Latifi iu dha çmimi për arritje jetësore për iniciativat në telemjekësi në samitin global digjital të shëndetësisë në Mumbai, Indi
Haradinaj thirrje për partitë ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses
Këto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?