By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vizitoi fabrikën përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti vizitoi fabrikën përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike
Financa

Kurti vizitoi fabrikën përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2023/08/16 at 11:09 PM
Kosova Times Published August 16, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë vazhduar edhe sot vizitat në bizneset prodhuese. Kësaj radhe ata vizituan fabrikën “Geli Fruits” në Komunën e Gjakovës, me pronar Frrok Hajdaraj, e cila është përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri  Kurti u shpreh i nderuar që sot vizitonte këtë kompani e cila i ka 31 punëtorë të përhershëm ndërsa gjatë sezonës dyfishohet numri i tyre.

“Merren me grumbullimin, konservimin dhe paketimin e perimeve. 90 për qind të prodhimit të tyre e eksportojnë në Gjermani, Austri, Zvicër edhe në Suedi, e këtë e bëjnë përmes kompanive që atje i kanë bashkatdhetarët tanë’’, u shpreh kryeministri.

Teksa falënderoi Hajdaraj për mikpritjen dhe për njoftimin që ua bëri me procesin e prodhimit këtu, tha se kjo ka ndikuar që rreth 100 fermerë të zonës të kenë kontrata me këtë fabrikë.

Përmes masës 2.1 të Pakos për Ringjallje Ekonomike që është subvencionimi i kredive investuese deri në 20 për qind, kryeministri Kurti tha se edhe kjo fabrikë ka përfituar dhe kështu i kontribuar rritjes të prodhimit por gjithashtu edhe kontributit për shtetin dhe për ekonominë e Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ishte kënaqësi të vizitojnë një prodhues vendor të tillë i cili përveç se furnizohet nga prodhuesit apo bujqit, produktet i merr të gjitha lokale, por bën edhe eksportimin e pothuajse të gjithë produkteve që i prodhon. ‘’Si qeveri përmes masave po mundohemi të ndikojmë në gjithë zinxhirin prodhues, në gjithë zinxhirin e shtimit të vlerës duke filluar nga subvencionimi i bujqve pra që bën Ministria e Bujqësisë e deri tek ngritja e kapaciteteve për prodhim e pastaj edhe për plasim në treg vendor apo eksport’’, tha ai.

Njoftohet se bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, ishin edhe deputetët Jahja Koka dhe Ardian Gola.

“Geli sh.p.k. është një qendër për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, me seli në fshatin Palabardh të Komunës së Gjakovës, e regjistruar në vitin 2016.Në fillimin e veprimtarisë së saj, ajo ka qenë e fokusuar në investimin në plantacionin e mollëve, në një sipërfaqe prej 4 hektarësh. Deri në vitin 2019 është operuar me kapacitete më të vogla, derisa që nga viti 2019 e tutje, janë bërë investime të mëdha, duke filluar prej ndërtimit, deposë së grumbullimit dhe blerjes së pajisjeve të nevojshme për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve. Qëllimi kryesor i saj është modernizimi i kapaciteteve deponuese të pemëve dhe perimeve, duke ruajtur në të njëjtën kohë të gjitha vlerat biokimike të tyre”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times August 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çmimet e karburanteve në rajon: Sa kushtojnë nafta dhe benzina në Shqipëri, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari?

Kosova Times Kosova Times April 10, 2023
Bremer në gjurmët e gjigantit të Premier League-s
Mustafa: Këto janë pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike
Horoskopi ditor për 27 Dhjetor 2024!
“Obligimet për Kosovën dhe Serbinë nga dialogu s’ndryshojnë me lehtësuesit e rinj”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?