By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhje në Veri, as të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhje në Veri, as të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme!
Opinion

Zgjedhje në Veri, as të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/16 at 5:30 PM
Kosova Times Published August 16, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Bazuar në praktikat e deritanishme të qeverisjes me vendin, të gjitha partitë politike po e dëshmojnë se asnjëra prej tyre nuk janë shtetndërtuese, por zhvatëse dhe shtetrrënuese.

Të gjitha partitë politike janë bërë të njëjta dhe të inkriminuara thellë me nëntokën kriminale që po e udhëheq këtë shtet. Si produkt i kësaj, të gjithë liderët partiakë, pa dallim pushtet dhe opozitë janë bërë supermilionerë.

Zgjedhjet në Veri pa pjesëmarrjen e shumicës, të dështuara

Përgjatë këtyre 24 viteve në liri është dëshmuar se partitë politike derisa janë të ndara në pozitë dhe opozitë e shajnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën, ndërsa në momentin e bërjes bashkë në pushtet i thurin lavde njëra-tjetrës, duke mos u ditur më, cili është kapësi e cili ç’kapësi i shtetit.

Përderisa në secilin shtet demokratik, opozita e mbron shtetin dhe mbanë balancin politik duke korrektuar njëkohësisht gabimet e partive në pushtet, tek ne ka ndodhur e kundërta, opozita disa herë e ka rrezikuar shtetin për marrjen e pushtetit.

Zgjedhjet e mbajtura në Veri fund të muajit Prill të këtij viti pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe faktorin politik vendor, jo vetëm që ishin të panevojshme, po dalin të jenë të dështuara dhe të dëmshme për vendin.

Mund të mbahen sërish zgjedhje të reja në veri të vendit, por nuk do të kemi asnjë ndryshim pa një zgjidhje politike, gjegjësisht pa një marrëveshje finale ndërkombëtare me Serbinë.

I vetmi rezultat do të jetë humbja kot së koti e qindramijëra eurove të buxhetit të shtetit sikurse herën e parë dhe krijimi i një situate akoma më konfliktuoze se që ishte më parë.

Andaj, pa zgjidhje paraprake për veriun, zgjedhjet përveçse nuk do të sjellin asnjë ndryshim, do të kemi përsëritje të situatave konfliktuoze dhe skenave të njëjta të dhunës. Si të tilla, zgjedhjet në veri, nuk mund të definohen as si të parakohshme dhe as të jashtëzakonshme, por vetëm përsëritje e “Status Quos” dhe akrobacione politike në dëm të shtetit dhe qytetarëve!

Do të ishte e kotë mbajtja e zgjedhje në Veri pa kthimin e serbëve në institucione dhe pa garantimin e daljes së tyre në ato zgjedhje. Nuk ka dhe nuk do të ketë integrim të pjesës veriore pa plotësimin e këtyre dy kritereve.

Jo zgjedhje ne veri pa gjetjen e një zgjidhje politike!

Zgjedhjet pa zgjidhje politike janë përsëritje e situatave paraprake!

Zgjedhjet pa ngritjen e vetëdijes qytetare nuk sjellin ndryshim

Pa ngritjen e vetëdijes qytetare dhe ndërgjegjësimit të popullatës, asnjë palë zgjedhje në Kosovë nuk do të jenë produktive. Vetëm me ngritjen e vetëdijes qytetare, mund të bëhet një hap i madh në pastrimin e skenës politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si parakusht i domosdoshëm për pastrimin e sistemin të kalbur të drejtësisë.

Për shkak të mos interesimit të qytetarëve për ndryshime dhe mungesës së aplikimit të VETTING-ut, Kosova rrezikon që në legjislaturën e ardhshme të ketë akoma më shumë deputet të kriminalizuar dhe korruptuar sesa asnjëherë më parë.

Bandat partiake në pushtet dhe opozitë, të bindur në votën e klientelave të tyre partiake, në psikologjinë e qytetarëve të vendit e kanë futur largimin nga vendi si të vetmin shpëtim e jo ndryshimin, si kusht për ruajtjen e vazhdimësisë në kapjen e shtetit.

Jam thellësisht i bindur se ç’kapja e shtetit nuk mund të ndodhë pa angazhimin e të gjithë qytetarëve të vendit, kurse ky ndryshim po bëhet gjithnjë e më i pamundur nga zvogëlimi i popullatës si rezultat i ikjes masive të qytetarëve jashtë vendit.

Pa krijimin e një alternative të re politike, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të gjenden njerëz që do ta përmbysin këtë klasë politike që i sollën izolimin më të tmerrshëm qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë zgjedhjet do të ishin një barometër i emancipimit kulturor dhe pjekurisë politike të shoqërisë kosovare. Nga zgjedhjet e parakohshme eventuale do të shihej qartë, se a dëshirojnë qytetarët ndryshimin apo jo, do të përcaktohej qartë se a e meritojnë qytetarët liberalizimin e vizave apo vazhdimin e izolimit ndërkombëtar.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times August 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës
Shpërthen vullkani Etna , llava derdhet nëpër dëborë
Dronët u vunë re sërish mbi bazat amerikane në Britani. “Ata duken shumë të koordinuar”
Meryl Streep divorcohet, zbulohet se aktorja ka 6 vjet e ndarë nga bashkëshorti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?