By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në Kanada
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në Kanada
Uncategorized

Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në Kanada

Kosova Times
Last updated: 2023/08/18 at 10:18 PM
Kosova Times Published August 18, 2023
Share
SHARE

Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur rrugën e vetme që mundëson daljen nga kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë. Zjarret janë përhapur shumë pranë qytetit ku jetojnë 20.000 banorë, të cilët po vazhdojnë evakuimet.

Avionët për fikjen e zjarrit kanë punuar vazhdimisht që autostrada në Jellounajf të mbetet e hapur, përderisa banorët o evakuohen.

Autoritetet po përdorin topa uji dhe mjete të tjera për të parandaluar që zjarret të kaplojnë qytetin. Zjarret e egra janë përhapur 15 kilometra afër qytetit.

Erërat që fryjnë nga veriperëndimi, së bashku me reshjet e pakta të shiut, kanë ndërlikuar përpjekjet për fikjen e zjarrit. Zyrtarët e emergjencave thanë se gjatë fundjavës zjarret mund të arrijnë deri në qytet.

“Jemi përballë disa ditëve kritike”, tha Shane Thompson, ministër qeveritar për Territoret Veriperëndimore.

Qindra kilometra në jug të Jellounajfit, shtëpitë janë djegur si pasojë e zjarreve. Banorët veçse janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret janë përhapur edhe më shumë.

Shërbimet e emergjencave thanë se një vatër e zjarrit është përhapur në 68 kilometra katrorë.

Mijëra persona veçse janë larguar nga shtëpitë pasi që në Territoret Veriperëndimore janë afër 100 zjarre.

Këto janë zjarret më të këqija që kanë shpërthyer në historinë e Kanadasë.

Ky shtet është përballur me numër rekord të zjarreve gjatë këtij viti, që kanë djegur mbi 137.000 kilometra katrorë në mbarë vendin, ka thënë Qendra kanadeze për Zjarret Pyjore.

Deri të premten në mëngjes, mbi 1.000 zjarre të egra ishin aktive në mbarë vendin dhe mbi gjysma e tyre vlerësohet se janë jashtë kontrollit.

You Might Also Like

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës

Kosova Times August 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

REL per Bienalen e 60-të në Venedik shkruan për vlerësimin që mori Kosova

Kosova Times Kosova Times April 20, 2024
Të paktën 50 gazetarë kanë vdekur që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit
Më shumë se 8,000 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës – OKB
Vota e diasporës, Celibashi pret ambasadorin e Kosovës
Në Rusi, numri i personave me aftësi të kufizuara pa këmbë është rritur në një nivel rekord
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?