By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të respektohen vendimet e partisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të respektohen vendimet e partisë!
Opinion

Të respektohen vendimet e partisë!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/18 at 2:42 PM
Kosova Times Published August 18, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Nëse kryetari Abdixhiku, e ka me gjithë mendje deklaratën, “Unë nuk e dëmtojë LDK-në, e ruaj si shtëpinë time, atëherë pa humbur kohë duhet të përmbyll zgjedhjet e brendshme në LDK nga baza elektorale, gjegjësisht me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, të lira dhe transparente në secilën degë, nëndegë dhe aktive të LDK-së.

Kryetari me afat të limituar

Pra, zgjedhjet e brendshme janë testi i parë demokratik dhe mbajtja e Kuvendit të rregullt zgjedhor në afatin e paraparë, paraqesin kulmin e testit të demokracisë! Kryetari aktual, z. Lumir Abdixhiku duhet të dëshmohet para elektoratit rugovian të LDK-së se është duke ndjekur frymë tjetër me ajo e Isa Mustafës, ndryshe nuk funksionojnë më maskaradat mashtruese me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të orkestruara nga prapaskena.

Vetëm mbajtja e premtimeve publike pas kuvendit të fundit zgjedhor për respektimin e vendimeve të partisë sa i përket mandatit dyvjeçar të kryetarit në LDK, mund ta rrisin imazhin e kryetarit aktual dhe kthimin e besimit brenda elektoratit të LDK-së.

Vetëm në këtë mënyrë mund të bindet elektorati se LDK-ja është në rrugë të mbarë.

Reformimi i partisë dhe kthimi i besimit në elektorat bëhet duke i ofruar rreth vetës figurat themeltare, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, duke iu dhënë hapësirë veprimi aktivistëve dhe veprimtarëve që e mbajtën mbi supet e tyre barrën e organizimit të aktiviteteve të LDK-së në këto 3 dekadat e fundit, të cilët edhe në kohët më të vështira i qëndruan besnik amanetit të tri shkronjave të arta LDK. Ndryshe, çdo ikje nga vlerat dhe amaneti i figurave themeltare është ikje nga vizioni rugovian.

Pse nuk mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Klinë!?

Prandaj, nëse janë të vërteta deklaratat publike të kryetarit Abdixhiku, atëherë ai këtë duhet ta demonstrojë në vepër e jo më fjalë dhe atë jo më larg se brenda këtij muaji me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë. Për shkak se çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë e kushtueshme për LDK-në, për shkak se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund ta zënë të papërgatitur LDK-në e fragmentuar pas 14 shkurtit 2021.

Reflektimi pozitiv i Abdixhikut si kryetar partie, i kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm për reformimin dhe konsolidimin e partisë, gjegjësisht për hapje rrugë të ndryshimeve reale dhe substanciale, do të thotë hapje rrugë atyre që e kanë dijen, vullnetin dhe guximin për ta kthyer besimin e elektoratit në subjektin e traditës demokratike, për ta kthyer LDK-në rugoviane një herë e përgjithmonë kah vlerat e saj themeltare.

Kur jemi tek zgjedhjet, siç shtetas i Kosovës dhe qytetarë i Klinës, e kam të drejtën ta parashtrojë një pyetje publike: Pse nuk po mbahet Kuvendi Zgjedhor në Komunën e Klinës, cilat janë shkaqet dhe pengesat e dhunimit të shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit të LDK-së në këtë komunë!?

LDK-ja e pareformuar, si shtëpia e papërfunduar

Vetëm mundësia e shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit dhe reformimi i thellë nëpër aktive, nëndegë dhe degë do të garantonte kushtet për krijimin e një bazamenti të shëndoshë dhe qëndrueshëm, të pastër dhe prospeures të LDK-së, për të qenë e gatshme të dali në ballafaqim me elektoratin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të rregullta apo të jashtëzakonshme qofshin ato.

Ka ardhur momenti i fundit që LDK-ja të reformohet dhe freskohet me kuadro të reja, të përgatitura dhe të specializuara, me veprimtar të orëve të para të LDK-së si në Kosovë dhe gjithë andej vendeve evro-perëndimore, të cilët janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të  kontribuojnë edhe një herë për të mirën e vendit sikur në vitet e ’90-ta, pa asnjë kompensim material, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji shtetëror, për t’ju treguar dezertorëve dhe mercenarëve, mashtruesve dhe matrapazëve, karrieristëve dhe lakmitarëve të pushtetit sesi punohet për shtet dhe atdhe pa llogaritur në poste dhe privilegje personale.

Rrjedhjet nga brenda apo “pirja e duhanit” tinëz në LDK

LDK-ja dhe Rugova për shqiptarët janë dy simbole të shenjta të historisë së re të Kosovës, të papërsëritshme, të paharruara dhe të pashlyera në kujtesën historike të brezave.

LDK-ja rugoviane është vlerë dhe pasuri kombëtare, është vetë historia dhe gurthemeli i shtetit të Kosovës. Andaj, mbrojtja e kësaj vlere kombëtare është obligim i secilit prej nesh, qoftë ai anëtarë apo mbështetës i filozofisë politike rugoviane, në veçanti e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Brenda LDK-së edhe në të kaluarën ka pasur të atillë që e kanë “pirë duhanin” tinëz (me libreza të LDK-së kanë votuar për subjektet e tjera), por tani janë të shumtë në numër ata që po e “pijnë duhanin” tinëz, ku gati gjysma e anëtarësisë së mbetur, madje edhe kryetar komunash dhe eksponent të lartë mund të votojnë për partinë “dykrenore” (dykryetarshe) me liderë zonjën mashtruese, të cilës, zoti Abdixhiku i bëri argatin që ajo të zgjidhet presidente e shtetit.

I premtojë kryetarit aktualë se, për aq sa ai e ndjekë frymën rugoviane në LDK, jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë janë të gatshëm që të kontribuojnë për ADN-në politike të shqiptarëve të Kosovës (LDK-në), në të kundërtën, ADN-ja e projektuar nga unë do ta vazhdojë suksesshëm rrugëtimin e saj në unifikimin e elektoratit të pastër rugovian.

You Might Also Like

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Kosova Times August 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Ështe me e rrezikshme se armet bërthamore: Parashikimi rrëqethës i Elon Musk për depërtimin e IA

Kosova Times Kosova Times November 4, 2023
Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën
Kush do ta paguajë faturën e energjisë elektrike të IA-së?
Amorim: Rashford një talent i madh, shpresoj të mbetet te United
Bizneset në Shqipëri vuajnë për mijëra punëtorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?