By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, e 90 të plagosur nga sulmi rus në Çernihiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, e 90 të plagosur nga sulmi rus në Çernihiv
Rajon / Botë

Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, e 90 të plagosur nga sulmi rus në Çernihiv

Kosova Times
Last updated: 2023/08/19 at 5:48 PM
Kosova Times Published August 19, 2023
Share
SHARE

Të paktën shtatë njerëz janë vrarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë, dhe 90 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raketë në qendër të qytetit Çernihiv, në veri të Ukrainës, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës (MBU).

Ministria ukrainase tha se një djalosh 11-vjeçar u vra dhe 11 fëmijë të tjerë u plagosën nga raketa, e cila e goditi teatrin e dramës në Çernihiv. Nëna e djaloshit të vrarë në sulm është në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve.

“Një raketë ruse ra mu në qendër të qytetit, në Çernihivin tonë. Një shesh, një universitet politeknik, një teatër”, shkroi në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është në një vizitë pune në Suedi.

“Kjo tregon çfarë është një fqinjëri me shtet terrorist, kjo është ajo kundër të cilës ne po e bashkojmë botën”, tha Zelensky.

“Një e shtune e zakonshme, të cilën Rusia e shndërroi në një ditë të dhimbjes dhe humbjes”, shtoi ai.

Një video e shkurtër e postuar nga Zelensky shfaqi copëzat e shpërndara nëpër shesh përballë një teatri rajonal të dramës, ku u dëmtuan rëndë veturat e parkuara. Një trup i pajetë u pa aty, po ashtu.

Rusia i ka sulmuar qytetet ukrainase larg nga vija e frontit me raketa dhe me dronë, qëkur e ka nisur pushtimin në shkurt të vitit 2022.

Sulmi në Çernihiv ishte mbase “një raketë balistike”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus, në Telegram.

Në raportin e saj ditor, ushtria ukrainase shkroi se “Forca Ajrore në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore dhe përbërësit e tjerë të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës, i shkatërruan 15 dronë të armikut”, duke shtuar se sulmet ruse kishin për cak pjesët lindore, veriore dhe perëndimore të Ukrainës.

Në mëngjesin e së shtunës, në tërë territorin e Ukrainës u lëshua alarmi për sulme ajrore.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase vazhduan të përparojnë në zonat afër qyteteve jugore, Melitopol dhe Berdiansk, tha ushtria më 19 gusht, duke shtuar se forcat ukrainase i luftuan 36 beteja në 24 orët e fundit në vijën e frontit.

Shtytjet për ta çliruar qytetin strategjik të uzurpuar nga Rusia, Melitopol, janë pjesë e përpjekjeve të forcave ukrainase për ta prishur urën tokësore të Rusisë me Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Më herët, një raport i inteligjencës amerikane, sipas The Washington Post, vlerësoi se forcat ukrainase nuk duken se kanë gjasa të arrijë në Melitopol dhe ta rimarrin kontrollin e tij gjatë kundërofensivës së vazhdueshme.

Megjithatë, një zyrtar amerikan tha për Reuters në kushte anonime më 18 gusht se, me gjithë raportin dhe përparimin e kufizuar drejt Melitopolit, Uashingtoni beson se ende ka mundësi për sukses.

The Washington Post raportoi se vlerësimi i inteligjencës amerikane kishte ardhur në përfundim se kundërofensiva do të dështojë në Melitopol.

Parashikimi është pothuajse plotësisht në përputhje me qëndrimin e Uashingtonit se kundërofensiva po shkon më ngadalë seç pritej.

Rusia e kontrollon pothuajse një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, shumicën e rajonit Luhansk, dhe pjesë të mëdha të rajoneve Donjeck, Zaporizhja dhe Herson.

Zelensky tha në një video mesazh gjatë natës se Ukraina po përgatitet për “gjëra të fuqishme” për ta përforcuar shtetin, përfshirë armë për ushtarët ukrainas dhe mundësi për mbrojtjen e vendit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore e rrëzuan një raketë mbi gadishullin e uzurpuar nga Moska, Krimenë, më 19 gusht, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.

“Një raketë ukrainase u vërejt me kohë dhe u rrëzua sa ishte në ajër nga mjetet e mbrojtjes ajrore të Rusisë”, tha Ministria ruse në Telegram.

Rusia e aneksoi jashtëligjshëm Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times August 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sllovakia ndalon dërgimin e ndihmës në Ukrainë për shkak të gazit rus?

Kosova Times Kosova Times January 9, 2025
Kurti e Sarrazin, flasin për samitin e radhës të Procesit të Berlinit
Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën
Miliona njerëz janë zhvendosur nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën
Biden: “Ukraina nuk duhet të ketë akses preferencial në NATO”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?