By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Po mbron kriminelët në pranga e krimin rreth tij, a është ky ndryshimi i njëmendtë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Po mbron kriminelët në pranga e krimin rreth tij, a është ky ndryshimi i njëmendtë?
Uncategorized

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Po mbron kriminelët në pranga e krimin rreth tij, a është ky ndryshimi i njëmendtë?

Kosova Times
Last updated: 2023/08/20 at 9:21 PM
Kosova Times Published August 20, 2023
Share
SHARE

Në një video-adresim të fundit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka ngritur shqetësime të mëdha dhe ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një personi të afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ridvan Muharremin, në kontekstin e aferës skandaloze të vajit, grurit dhe sheqerit ku sipas dosjes së Prokurorisë përveç procedurave të paligjshme të ndjekura gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, janë evidentuar edhe shkelje të tjera, pasi mallrat e paguara nuk janë dorëzuar në territorin e Kosovës duke i shkaktuar humbje buxhetit të shtetit në vlerë 601 mijë euro.

Abidixhiku ka bërë thirrje për ndryshim derisa ka akuzuar pushtetin për praktika të korruptuara të dhënies së tenderave për miqtë ndaj krerët e pushtetit.

“Një politikan që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të. Një mik politikani që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, dhe vendosë t’i marrë – siç na thotë politikani vet – veç’ 3%; përkatësisht 52 ton grurë, 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer. Një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, e në anën tjetër prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abidixhiku ka kritikuar ashpër mbrojtjen që kryeministri Kurti i ka bërë Martin Berishajt, i akuzuar për përfitimin e miliona eurove, Nagip Krasniqin, i dyshuar për konflikt interesi në lidhje me dy kontrata njëburimore me vlerë prej më shumë se 3.5 milionë euro dhe së fundi Ridvan Muharremin, i dyshuar për praktika korruptive në negoicimet për blerjen e rezervave shtetërore.

“Tenderave për miq i kemi thënë gjithnjë korrupsion! Marrjes së përqindjeve gjithmonë hajni!Frikësimit të gjyqtarëve kapje e zaptim! Asgjë mangut sot”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

“Mbrojtja për Ridin që i merr ‘vetëm’ 3%; për Martinin që i tërheqë 1.4 milion kesh në Prishtinë, apo për Nagipin që jep tender 3.5 milionësh një biznesi pa qarkullim – është vazhdimësi e hajnisë që Kosovës nuk i është ndarë tash e shumë kohë”, – pohoi Abdixhiku.

Në përfundim të video-adresimit të tij, Abidixhiku ka bërë thirrje për, duke theksuar nevojën për të eliminuar praktikat e korrupsionit dhe për të ndjekur drejtësinë duke pohuar se “Kosova mundet më mirë, Kosova meriton më shumë”.

“Tani a është ky ndryshimi i njëmendtë të cilin e kërkonim ndër vite? Të dëgjojmë krahasime se këta apo të tjerët para tyre janë hajna më të mëdhenj? Pas shumë përpjekjeve për evropianizim, a duhet të mjaftohemi me një kryeministër që mbronë kriminelët në pranga e krimin rreth tij, e shpërfaqet me plot mllef ndaj luftuesve të tij? Kosova mundet më mirë, Kosova meriton më shumë. Rruga e re po vjen dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës

Babai në SHBA drogoi vajzën e tij (12) dhe shoqet e saj që po qëndronin natën në shtëpinë e tyre

Kosova Times August 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetarja e RSE, Alsu Kumarsheva ndodhet në paraburgim rus prej gjashtë muajsh

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Ukraina nis kundërofensivën: Ky është një rast historik që është planifikuar prej muajsh, nuk ka vend për gabime
Kina, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar sanksioneve kundër bankave ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?