By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesimist dhe të pashpresë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pesimist dhe të pashpresë!
Opinion

Pesimist dhe të pashpresë!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/21 at 2:27 PM
Kosova Times Published August 21, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët (para dhe pas përfundimit të luftës) shqiptarët e Kosovës vlerësoheshin (nga ndërkombëtarët) si populli më optimist në botë, sot është e kundërta, jemi kthyer në popullin më pesimist dhe të pashpresë në Ballkanin perëndimorë.

Rënia e optimizmit produkt i klasës politike

Për çfarë optimizmi bëhet fjalë kur të rinjtë dhe të gjitha shtresat e popullsisë ia kthejnë shpinën atdheut të tyre dhe ikin drejt vendeve evro-perëndimore. Përderisa emigrimi masiv përgjatë viteve ’90 ishte i justifikueshëm shkaku i dhunës sistematike dhe represionit serb, fatkeqësisht emigrimet masive të viteve të fundit janë produkt i thyerjes së shpresave për jetë nga keq-qeverisjet e njëpasnjëshme të politikanëve shqiptarë.

Për dallim nga emigrimet e viteve të ’90-ta, të cilat ishin të ndikuara nga dhuna fizike dhe shkaqet socio-ekonomike, emigrimet e ditëve të sotme janë produkt i demotivimit për jetë në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Në mesin e atyre që po largohen nga Kosova nuk janë vetëm të rinjtë që po e ndërprenë shkollimin për t’u shndërruar në punëtorë krahu në shtetet perëndimore, por janë edhe shtresa intelektuale, janë mjekët specialist dhe infermierët, studentët dhe profesorët, policët dhe ushtarët, janë të gjithë ata që nuk janë të zanatit të politikës (hajnisë)!

Përqindja më e madhe e largimit nga Kosova është në vendet rurale, gjysmë urbane dhe më pak në ato urbane. Shkaqet janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke filluar mungesa e perspektivës zhvillimore, mungesa e sigurimeve shëndetësore, pagat e ulëta dhe pasiguria në vendet e punës në sektorin privat, degradimi i sistemit arsimor dhe atij shëndetësorë, degradimi i sistemit të drejtësisë (prokurorisë dhe gjyqësorit) kanë bërë që edhe njerëzit me nivelin më të lartë arsimor ta braktisin vendin.

Ikja e trurit kombëtar, e shtresës intelektuale është në përmasat më shqetësuese, do të thoja alarmante, pasi ky boshllëk do të jetë me pasoja afatgjata dhe vështirë i kompensueshëm për një kohë relativisht të gjatë.

Pse nuk largohen politikanët nga vendi?!

Përgjigja në këtë pyetje është fare e lehtë dhe e thjeshtë. Përderisa politika është kthyer në biznesin më profitabil në vend, partitë politike janë kthyer në korporata fitimprurëse për kastën e lartë politike dhe klientelat (sekserët) e tyre në Kosovë dhe Diasporë.

Se sa tërheqëse është bërë politika për njerëzit në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare në përgjithësi e dëshmojnë skandalet e përditshme korruptive të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe atyre publik, të cilët jo vetëm që e shkelin ligjin dhe dhunojnë Kushtetutën, abuzojnë me ligjin dhe zhvatin buxhetin e shtetit në të gjitha nivelet.

Politikanët sa më të lartë në hierarki mbetën të pandëshkuar nga drejtësia, por si gjithnjë ndëshkohen “peshqit e vegjël” të politikës apo sekserët e tyre, por asnjëherë të fortët e politikës.

Për këto 24 vjet nga paslufta dhe 15 vjet e gjysmë nga ri-shpallja e pavarësisë, edhe përkundër aferave të shumta korruptive dhe skandaleve të njëpasnjëshme qeveritare nuk e kemi asnjë rast të vetëm ku është dënuar për korrupsion një zyrtarë i lartë shtetërorë apo liderë partiak!

Ky është një tregues për bashkërendim të krimit të organizimit dhe korrupsionit mes pushtetit dhe opozitës.

Kjo klasë kusarësh politikë vetëm “përlahen” para opinionit publik në Parlament dhe në studiot televizive, por në prapaskenë janë në bashkë dyzim dhe harmoni të plotë me njëra-tjetrën pushteti dhe opozita kur janë në pyetje tenderët, vjedhja e parasë publike dhe mit marrja (ryshfeti) në bashkëqeverisjet komunale. Si pasojë e kësaj situate, popullata ndjehet e braktisur nga klasa aktuale politike, ku këta të fundit mendojnë dhe punojnë vetëm për xhepat e tyre.

Përveç papunësisë, varfërisë dhe mungesës së perspektives zhvillimore, shqetësuese është bërë edhe mungesa e sigurisë. Rritja e akteve kriminale, përkatësisht e shtimit të vrasjeve në Kosovë e shpërfaqë mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe e motivon akoma më shumë largimin masiv të popullatës së mbetur nga vendi.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times August 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca priti në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Rusia pretendon se ka pushtuar edhe një vendbanim në Ukrainë
Prishtina ka një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat
DW: Gratë shqiptare shmangën një tragjedi me më shumë pasoja
Zbardhët lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?