By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 maj
May 17, 2025
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drafti i Kodit Civil afër finalizimit, juristët kritikojnë për vonesë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Drafti i Kodit Civil afër finalizimit, juristët kritikojnë për vonesë
Lajme

Drafti i Kodit Civil afër finalizimit, juristët kritikojnë për vonesë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/22 at 11:59 AM
Kosova Times Published August 22, 2023
Share
SHARE

Drafti i Kodit Civil tashmë pothuajse është i finalizuar, me ndryshimet adekuate edhe në nenin 1138. Kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë. Juristë të shoqërisë civile thonë se Projektligji për Kodin Civil është dashur të miratohet shumë më herët në Kuvendin e Kosovës.

Në mars të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Projektkodin Civil.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës ishte neni 1138 i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Që nga ajo kohë, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se kanë punuar në ndryshimin e draftit, e sidomos në nenin 1138.

Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, ka konfirmuar për Radio Kosovën përmes emalit se “Drafti i Kodit Civil tashmë pothuajse është i finalizuar, me ndryshimet adekuate edhe në nenin 1138. Shumë shpejt drafti i finalizuar do të procedohet për votim në Qeveri,” ka shkruar ai.

Eranda Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radio Kosovën, se marrë për bazë rëndësinë që ka miratimi i Kodit Civil, ai duhet të aprovohet sa më shpejt në Kuvend.

CUT “ Miratimi i Kodit, do të lehtësonte shumë jetën e qytetarëve dhe vetë trajtimin e rasteve dhe mbrojtjen e tyre në gjykatë. Kodi do t’i përmblidhte në një formë të kodifikuar të gjitha ato ligje të stërvjetruara. Pastaj duhet marrë parasysh edhe rëndësinë e madhe që partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë dhënë Kodit Civil dhe ndihmës së madhe financiare andaj duhet që ky kod sa më parë të miratohet.”

Në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, të sponsorizuar nga Qeveria, ishin edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.

Albana Hasani, nga Lëvizja “Fol”, thotë se mos miratimi i Kodit Civil tregon për mungesën e konsensusit politik ndërmjet deputetëve.

CUT” Mos miratimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, ka pasoja afatgjate juridike. Por barra kryesore bie mbi deputetët dhe për këtë kërkojmë me ngulm që të merren masat e duhura që ky dokument të miratohet sa më parë.”

ProjektKodi Civil përmban 1630 nene dhe konsiderohet dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës, i cili rregullon dhe promovon segmente të ndryshme të jetës, si barazia para ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet pronësore, transaksionet ekonomike, kontratat, marrëdhëniet familjare, të drejtat e fëmijëve dhe trashëgimia.

Reagimet nga hartues të Kodit Civil

Haxhi Gashi, profesor i të Drejtës Civile në Universitetin e Prishtinës, i cili kishte marrë pjesë në hartimin e Kodit Civil, pati thënë për Radio Kosovën se deputetët do të duhej fillimisht ta kalonin Kodin, e që pastaj të ketë diskutime për nene të caktuara.

“Është një brengë për të gjithë ne që kemi punuar në projektkod, përfshi edhe faktorin ndërkombëtar, që 1630 nene nuk do të duhej të mos miratoheshin për shkak të një neni, për shkak së gjithmonë ka zgjidhje. Dokumenti do të duhet të miratohej e pastaj gjatë fazave të mëvonshme të shikoheshin versionet më të mira të mundshme, gjithmonë në përputhje me kushtetutën. Nuk ka të drejtë të mohojë, ose të pakësojë të drejtat e dikujt, nëse kushtetuta i lejon, ani pse kushtetuta ndonjëherë nuk është shumë eksplicite në këtë drejtim, megjithatë ndalon diskriminimin.”

Për mos votimin e Kodit Civil, pati reaguar edhe faktori ndërkombëtar në vend.

Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në një intervistë për Radio Kosovës, kishte thënë se Kodi Civil nuk mund të mbetet peng i nenit 1132 (atij për bashkëjetesë mes personave të gjinisë së njëjtë). Sipas tij, miratimi i ProjektKodit hap rrugë për debat politik.

Edhe shefi i OSBE-së në Prishtinë, Michael Davenport, ishte shprehur për Radio Kosovën se në aspektin kyç, ky akt ligjor do të ndihmonte që legjislacioni i Kosovës të ishte në përputhje me obligimet ndërkombëtare në Kosovës në shumë fusha ligjore.

You Might Also Like

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

Kosova Times August 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

IGES: Rama ka vlerësuar gabim Vuçiqin i cili erdhi në pushtet me pikëpamje më radikale

Kosova Times Kosova Times September 15, 2022
Rusia u sulmua nga pesëdhjetë dronë, disa prej tyre fluturuan drejt rafinerisë së naftës
“Të mos dënohen punëtorët e seksit”: A duhet të ndryshojë ligji në Kosovë?
Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”
Kurti thotë se për katër vite miratuan 319 projektligje e 2181 vendime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?