By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musmurati: Dështimi i Ministrisë së Arsimit me tekste shkollore – po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musmurati: Dështimi i Ministrisë së Arsimit me tekste shkollore – po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit
Lajme

Musmurati: Dështimi i Ministrisë së Arsimit me tekste shkollore – po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/22 at 4:30 PM
Kosova Times Published August 22, 2023
Share
SHARE

Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal, kanë mbajtur sot një konferencë për media në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës.

Besianë Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se çdo ditë e më shumë po e shohin që Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të paafta të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore.

Sipas saj, propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë.

“Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjen nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.

Më tutje, ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.

“Në vend se Qeveria t’a zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka thënë se nga ky veprim i Ministrisë, do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha të cilat do t’i vuajnë nxënësit dhe prindërit. “E para, vendimi i ministres Nagavci do të prodhojë vonesa dhe

mësimi do të fillojë pa tekste shkollore. Së dyti, ky vendim i Qeverisë Kurti do të prodhojë humbje efektive të mësimit. Së treti, do të ketë shpenzime edhe më të larta për prindërit dhe vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Musmurati ka thënë se të gjithë e dijnë se mësimi fillon me 1 shtator, andaj, e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci.

“Në asnjë variant, çmimi i blerjes së librave me pakicë nuk do të jetë më i ulët se blerja me shumicë. Prandaj, çmimi i librave do të rritet, dhe atë barrë të shtuar financiare do ta paguajnë prindërit. Rrjedhimisht, Ministrja Nagavci ka anuluar një proces kinse për të kursyer buxhetin, por e ka zëvendësuar atë me një proces që kushton shumëfish më shumë. Edhe pse Qeveria e arsyeton këtë veprim duke e quajtur “luftë kundër monopoleve”, në fakt ajo po i shpërblen ato që ajo i quan monopole me çmime shumëfish më të larta”, ka thënë ajo.

Musmurati ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit do të paguajnë 4 euro më shumë. Po ashtu, libri Shoqëria dhe Mjedisi për klasat e treta është blerë vitin e kaluar me rreth 6 euro nga Ministria, ndërsa çmimi i librit të njëjtë në librari për prindërit është rreth 8 euro. Prapë prindërit do të paguajnë më shtrenjtë sesa Ministria.

“Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, do të ketë vonesa, humbje të mësimit dhe rritje të çmimeve”, ka thënë Musmurati.

Në fund, Drejtoresha e Arsimit nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo qasje e Ministrisë është recetë për rrëmujë dhe kaos që do t’i jep një tjetër goditje sektorit të arsimit, e jo reformë e mirëfilltë që ofron zgjidhje për problemet dhe sfidat në këtë sektor.

“Prandaj është e domosdoshme që Ministria e Arsimit që të sigurojë sa më parë librat shkollorë, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësimnxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Kosova Times August 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të martën, Zelensky në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Ukraina e ngrirë në Alaskë
Gerhard Schroeder do të mbetet në SPD – pavarësisht lidhjeve me Putinin
Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?