By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpëtohen tetë personat që kishin ngecur në teleferik qindra metra mbi një luginë në Pakistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shpëtohen tetë personat që kishin ngecur në teleferik qindra metra mbi një luginë në Pakistan
Rajon / Botë

Shpëtohen tetë personat që kishin ngecur në teleferik qindra metra mbi një luginë në Pakistan

Kosova Times
Last updated: 2023/08/22 at 9:21 PM
Kosova Times Published August 22, 2023
Share
SHARE

Ushtria pakistaneze i ka shpëtuar tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë të thellë të martën në veriperëndim të Pakistanit.

Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit kishin ngecur herët në mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput derisa ata po kalonin përmbi një luginë në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Për shkak se operacioni i shpëtimit me helikopterë u bë i pamundur pas perëndimit të diellit, ekipet e shpëtimit vendosën ta nisin një operacion të rrezikshëm duke e përdorur kabllon tjetër e cila ishte ende e padëmtuar, për t’iu afruar ulëses së ngecur duke e përdorur një ulëse të improvizuar.

Familjarët e personave që kishin ngecur u lutën për rreth 15 orë derisa po e shikonin në ankth operacionin e shpëtimit.

Operacioni i shpëtimit u shikuan në tërë Pakistanin, ku njerëzit u mblodhën para televizorëve nëpër zyra, dyqane, restorante, spitale dhe shtëpi.

Kur ekipet e shpëtimit i dorëzuan fëmijët te familjet e tyre, shumica e tyre shpërthyen në lot, tha Nazir Ahmed, një zyrtar i lartë i Policisë, i cili ishte i pranishëm në zonën ku misioni i shpëtimit ajror dhe tokësor nisi.

“Të gjithë po luteshin për këtë çast”, tha Ahmed.

Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit emergjent të Pakistanit, tha se të ngecurit ishin furnizuar me ushqim dhe ujë në fillim të ditës.

Sipas mediave pakistaneze, disa nga të ngecurit kishin mbajtur kontakt me familjarët e vet përmes telefonave mobilë. Autoritetet thanë se fëmijët, të cilët ishin të moshës mes 11 dhe 15 vjeçe, ishin ngushëlluar nga të rriturit.

Fshatarët shpesh i përdorin teleferikët për të udhëtuar përreth rajoneve bjeshkore të Pakistanit. Por, ata mirëmbahen keq dhe si pasojë, çdo vit njerëzit vdesin apo lëndohen duke udhëtuar në to.

Në vitin 2017, 10 njerëz vdiqën kur ulësja e tyre ra nga teleferiku në një humnerë qindra metra të thellë në vendin e njohur malor, Murree, pasi kablloja ishte këputur.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times August 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdekja misterioze: Manjati rus gjendet i vdekur në Indi, dyshohet se…

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Lista sipas komunave e partive dhe kandidatëve të certifikuar për zgjedhje
Tahiri: Vendimi për barnatore të revokohet
Arrestohet Abedin Likaj, i dyshuar për veprën penale `vrasje ne tentativë`
Sahin: Dinamo ka cilësi, por ne jemi gati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?