By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës
Lajme

Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 3:54 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka prezantuar për shqyrtim dhe miratim, Koncept Dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës dhe Koncept Dokumentin për Kodin e Procedurës Civile.

Ministrja Haxhiu theksoi se Konceptdokumenti për Gjykatën Administrative dhe të Punës synon në përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor për çështjet administrative dhe të punës.

Sfidat dhe problemet me të cilat sot po ballafaqohet sistemi gjyqësor aktualisht në Kosovë, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në qytetarët dhe pengojnë zhvillimin në tërësi. Përveç fushës penale, ku janë ndërmarrë reforma për krijimin e një sistemi të pavarur dhe efikas për ndjekjen dhe dënimin e kryerësve të veprave penale, edhe drejtësia civile dhe administrative janë aspekte kyçe të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ndërkaq, përpjekjet për të adresuar këto sfida dhe për të përmirësuar këto fusha janë në qendër të angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Në kontekstin e sfidave të sektorit të punës, veçanërisht në sektorin privat, ministrja Haxhiu tha se kemi sfida edhe tek kontestet e punës, veçanërisht ato të sektorit privat, ku kemi vërejtur se pavarësisht që punëtorët të cilëve iu shkelen të drejtat, një numër i madh nuk iniciojnë raste gjyqësore, po besoj se kjo mund të jetë ndikuar nga një besim i ulët në sistemin gjyqësor, ndërsa tek ato raste të cilat iniciohen, marrin 4 deri në 5 vite kohë të zgjidhën në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Kjo zgjatje e procedurave gjyqësore mund të krijojë një ndjesi të pakënaqësisë dhe mosbesimit te qytetarët dhe punëtorët. Për të adresuar këtë situatë, është e rëndësishme të vazhdojmë përpjekjet për reformimin e sistemit gjyqësor, për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së çështjeve dhe për të rritur transparencën dhe besueshmërinë në institucionet e drejtësisë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qasjes dhe në garantimin e të drejtave të punëtorëve në përgjithësi, e veçanërisht të atyre në sektorin privat.

Ndërsa sa i përket Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile, Ministrja theksoi se do të përfshijë ndryshime dhe rishikime të procedurave civile në sistemin ligjor të vendit dhe ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe aksesueshmërisë së drejtësisë në çështjet civile.

Gjatë mbledhjes, Ministrja Haxhiu përmendi se kodi i ri do të sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën sesi do të trajtohen dhe zgjidhen konfliktet civile. Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve tona për të modernizuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend. Koncept Dokumenti për Kodin e Procedurës Civile synon të ndikojë në zvogëlimin e kohës së zgjidhjes së çështjeve civile, të rrisë transparencën dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Haxhiu ka theksuar se procesi i konsultimeve dhe bashkëpunimit me akterët e ndryshëm ligjorë dhe shoqërorë ka qenë i rëndësishëm për të arritur një kod të përshtatshëm dhe funksional për procedurat civile. Po ashtu, gjatë prezantimit, Haxhiu ka shprehur besimin se përmirësimet në Kodin e Procedurës Civile do të ndihmojnë në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në garantimin e një procesi më të shpejtë dhe të drejtë gjyqësor.

Koncepti dokumenti për Kodin e Procedurës Civile përmban ndryshime dhe rregullime të ndryshme, dhe për qëllim përfundimtar ka krijimin e një sistemi ligjor të përshtatshëm për nevojat e shoqërisë, i cili do të siguroi një proces gjyqësor të drejtë dhe efikas.

Në fund, Ministrja Haxhiu falënderoi për miratimin e këtyre Koncept Dokumenteve, të cilat do ti hapin rrugën ndryshimeve ligjore në sistemin gjyqësor dhe realizimin e veprimeve të përmendura më lart, me të cilat do të përmirësohet ndjeshëm funksionimi i drejtësisë në vend. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani në Lezhë: Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
KRU `Hidroregjioni Jugor`: Uji aktualisht nuk është i sigurt për konsumim
Akrepat 60 minuta para, kalojmë zyrtarisht në orën verore
Grushtet e juristes
Për zgjedhjet në Kosovë, Serbia fajëson Perëndimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?