By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusët po krijojnë një njësi që do të përbëhet nga vullnetarë serbë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusët po krijojnë një njësi që do të përbëhet nga vullnetarë serbë
Rajon / Botë

Rusët po krijojnë një njësi që do të përbëhet nga vullnetarë serbë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 12:44 AM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Sipas burimeve nga shërbimet e inteligjencës franceze, disa qindra rekrutë nga Serbia pritet të mbërrijnë në një nga kampet e ushtrisë ruse në Moskë deri më 1 shtator.

Deri më tani janë rekrutuar rreth 50 luftëtarë serbë dhe pritet që kontingjenti të rritet në 500 rekrutë. Ajo do të jetë pjesë e njësive të rregullta të ushtrisë ruse, dhe “njësia serbe” do të përfshihet në Divizionin 106 të Parashutës.

Sipas burimeve nga shërbimet e sigurisë, një rrjet i luftëtarëve rusë dhe serbë ka përgatitur këtë operacion që nga maji i këtij viti me iniciativën e autoriteteve ruse dhe me mbështetjen e madhe të aparatit të sigurimit shtetëror.

Rekrutët janë shtetas të Serbisë, por edhe serbë nga vende të tjera fqinje, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën. Nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, u përzgjodhën 50 kandidatë që mbërritën në Rusi me fluturime komerciale, në grupe nga dy ose tre, nën maskën e një kompanie ndërtimi.

Procesi drejtohet nga Davor Savçiq, i njohur si “Ujku”, një serb nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili jeton prej kohësh në Rusi dhe është një person i besuar nga autoritetet shtetërore.

Savçiq ishte anëtar i JSO-së famëkeqe të udhëhequr nga krimineli Milorad Ulemek Legija. Ai ka luftuar më parë si mercenar në grupin Wagner në Ukrainë në vitin 2014 dhe pak më vonë, në vitin 2016, në Siri.

Qytetarët e Serbisë kanë marrë pjesë aktive në luftën në Ukrainë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse ligji serb i ndalon ata të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve të sigurisë në Beograd, të gjitha informacionet për serbët që luftojnë në Ukrainë janë mbledhur me kujdes, transmeton Vijesti.

Dihet se në anën e Rusisë po luftojnë disa qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pak muaj më parë u shfaq një video në të cilën mercenari i njohur serb Dejan Berić po bisedon me dy persona nga Bosnja dhe Hercegovina.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KPK zgjodhi Drejtorin e Sekretariatit dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Pacolli në festën e Trumpit
Rama: Ministria po mban jashtëligjshëm 35 milionë euro të Prishtinës
Kurti: Kosova do të blejë objekte për ambasada në pesë shtete kyçe
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?