By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se e ka shkatërruar një sistem të fuqishëm kundërajror të Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se e ka shkatërruar një sistem të fuqishëm kundërajror të Rusisë
Rajon / Botë

Ukraina thotë se e ka shkatërruar një sistem të fuqishëm kundërajror të Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/23 at 4:43 PM
Kosova Times Published August 23, 2023
Share
SHARE

Ukraina ka thënë të mërkurën se e ka shkatërruar një sistem kundërajror të Rusisë, S-400, në Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua jashtëligjshëm nga Moska më 2014.

“Rreth orës 10:00, një shpërthim ndodhi… i cili e shkatërroi një sistem kundërajror me rreze të gjata dhe të mesme veprimi të Rusisë, S-400 Triumph”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës më 23 gusht në rrjetet sociale.

Ministria e publikoi në rrjetet sociale një video të shpërthimit masiv.

Shpërthimi ndodhi afër fshatit Olenivka, në Gadishullin Tarhankut dhe e shkatërroi “sistemin, raketat dhe personelin e tij”, sipas Ministrisë ukrainase.

“Kjo është një goditje e dhimbshme për sistemin mbrojtës të pushtuesit”, shtoi Ministria.

Moska ende nuk e ka komentuar rastin, por blogerët ushtarakë rusë thanë se ky sulm i vuri në pah të metat e kapaciteteve mbrojtëse të Rusisë.

Kanali me ndikim në Telegram, Rybar, i cili i ka 1.2 milion ndjekës, tha se nga ky sulm u shkatërrua një sistem mbrojtës S-300.

“Përsëri, shtrohet pyetja pse anijet ukrainase vijnë kaq afër bregdeteve të Krimesë. Ata e bënë këtë edhe një herë”, raportoi Rybar.

Të martën, Rusia tha se i shkatërroi dy anije ukrainase në Detin e Zi, por sipas Rybar, kjo “nuk ishte e mjaftueshme”.

“Ne kemi nevojë ta mposhtim tërë flotën ukrainase sistematikisht, dhe kjo kërkon ndryshime në organizimin e marinës ruse”, raportoi Rybar.

Një kanal tjetër, Voenny Osvedomitel, tha se sulmi “ngre pyetje të drejta për cilësinë e mbulimit të mbrojtjes ajrore në njërën prej rajoneve të Rusisë të goditura më së shumti nga raketat”.

Të dy kanalet spekuluan se sulmi u krye me dronë dhe me një raketë.

Territoret e kontrolluara nga Rusia janë cak i përditshëm i sulmeve me dronë në javët e fundit.

Në mëngjesin e së mërkurës, Moska u godit nga dronët për natën e gjashtë radhazi.

You Might Also Like

Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente

Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”

SHBA-të po shqyrtojnë idenë e një këshilli paqeje për Ukrainën

Ekipi A i Zelensky-t do të mbërrijë në Miami ndërsa Trump shtrëngon vidat përpara Davosit

11 vjecari vret babanë sepse i mori Nintendo Switch

Kosova Times August 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Abdixhiku: LDK e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Vazhdojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar në veri
Shitja e kaçës e sigurt, nga Kosova eksportohet në Evropë
Vuçiq: Nuk do ta zbatojmë pjesën e marrëveshjes lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB
Aleatët e ShBA-së e paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve amerikane ndaj milicive në Irak dhe Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?