By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha
December 11, 2025
Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros
December 11, 2025
Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”
December 11, 2025
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut
Rajon / Botë

Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 7:25 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup, njoftoi policia maqedonase.

Demiri, 38 vjeç, u arrestua më 24 gusht në Kosovë, ku besohet se ka qëndruar qëkur u arratis pasi u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012 nga një gjykatë e shkallës së parë, në rastin e njohur si “Monstra”.

Rasti u kthye në rigjykim dhe ai u dënua sërish me burgim të përjetshëm në mungesë në vitin 2021.

Ministria e Brendshme maqedonase tha se Policia e Kosovës e ka njoftuar më 24 gusht se “Demiri do të paraqitet para gjykatësit kompetent ”.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Shkupi, për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me rastin e njohur “Monstra” të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas pranë liqenit të Smilkovës, në afërsi të Shkupit, më 12 prill të vitit 2012.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë ishin gjetur natën e 12 prillit të atij viti nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.

Përveç Alil Demirit, në këtë rast me burgim të përjetshëm u dënuan dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për pjesëmarrje në këtë vrasje, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Haki Aziri me nëntë vjet burgim.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi, besohet se ndodheshin prej shumë vjetësh në Kosovë, por autoritetet lokale refuzuan t’i ekstradojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ismailoviqi ishte arrestuar nga policia e Kosovës më 2 prill 2021 bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar, por Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi ta refuzonte kërkesën e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij.

Rasti “Monstra” ka shkaktuar protesta e përplasje të shumta në Maqedoninë e Veriut, për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për “proces të montuar nga shërbime të jashtme”.

Partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë kërkuar përfshirjen ndërkombëtarëve në zbardhjen e rastit, por kërkesa e tyre është refuzuar nga organet gjyqësore.

Reagimet dhe protestat u përshkallëzuan pasi ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, gjatë publikimit të asaj që njihej si “afera e përgjimeve” në vitin 2013, kishte pretenduar se “në bazë të të dhënave, të dënuarit nuk ishin autorët e vërtetë” të vrasjes së pesë maqedonasve në Smillkovë.

You Might Also Like

Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros

Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”

“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot

Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo

Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Shfaqja ‘Të negocosh paqen’ prezantohet në Itali
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, shkatërruese për Putinin
Kuti me krerët e komunave veriore për zhvillimin e infrastrukturës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?