By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale: Për kë po punon?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale: Për kë po punon?
Lajme

Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale: Për kë po punon?

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 5:18 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Duke e akuzuar se “po bën të kundërtën e veprimeve që do të duhej”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të enjten ka publikuar një video duke e pyetur Prokurorinë Speciale “se për çfarë dhe për kënd punon?”

Në një video në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, Haxhiu ka folur për objektin e ish-hotelit “Vicianum” në Vushtrri, që ishte rrënuar në fillim të vitit 2021. Prona mbi dy hektarësh, që ishte pronë e Shërbimit Korrektues të Smrekronicës – i ishte dhënë në shfrytëzim një biznesmeni. Ministria e Drejtësisë madje i pati dhënë leje pronarit që pronën t’ia lëshonte me qira Komunës së Vushtrrisë.

Në janarin e këtij viti moteli “Vicianum” në Vushtrri, i ndërtuar rreth katër dekada më herët, është shkatërruar deri në themel nga qiramarrësi. Këtë të drejtë atij ia deleguan ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe drejtori i Shërbimit Korrektues, Nexhat Thaçi, që…

Tani, ministrja Haxhiu duke akuzuar për mospunë Prokurorinë Speciale, ka thënë se Ministria që ajo udhëheq ka bërë kallëzim penal për dhënien në shfrytëzim për 10 vjet të pronës së MD-së te një person fizik. Ajo ka thënë se njëanshëm kanë shkëputur marrëveshjen.

“Në vend të ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Speciale ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal me arsyetimin se nuk ka shkelje penale pasi s’ka dëme të shkaktuara edhe përkundër faktit se kontrata pjesërisht ishte realizuar sepse tashmë ish-objekti siç njihej ‘Hoteli Vicianum’ ishte rrënuar në mënyrë të kundërligjshme. Për më tepër ka krijuar precedent të rrezikshëm, pasi që sipas tyre rrënimi i objekteve publike nga personat fizik s’është vepër penale. Në vend se të merret me ata që kanë shkelur ligjin, kanë zgjedhur të merren me auditorin e brendshëm. Veprimet tona për ndalje të abuzimeve dhe keqpërdorimeve tashmë janë objekt hetimi nga prokuroria në vend se të ishte e kundërta. Në prokurori e polici kemi bërë edhe shumë denoncime të tjera. Por deri tani fatkeqësisht nuk kemi asnjë lëvizja nga ana e institucioneve. Pra shtrohet pyetja e thjeshtë për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?” ka thënë Haxhiu në video.

Në disa raste ka pasur përplasje mes qeveritarëve dhe prokurorive e gjykatave. Së fundmi, gjithçka në këtë përplasje u ringjall pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmeni nën dyshimin për dallavere me rezerva shtetërore. Pushteti akuzonte Prokurorinë se është selektive në raste dhe nuk po merret me kallëzimet penale ndaj ish-Qeverive, ndërsa Prokuroria akuzonte pushtetin se po cenon punën e saj.

You Might Also Like

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës

PDK shpalos programin në Fushë Kosovë: Rinia është prioriteti!

LDK në Shtime premton projekte për zhvillim të kësaj komune

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër Forcave Ajrore Ruse

Kosova Times Kosova Times December 10, 2022
Krimi i tmershem troniti Sarajevën: Vajza vrau nënën e saj
Përkujtohet myftiu dhe diplomati, dr. Rexhep Boja
Kurti vizitoi familjen e Komandant Drinit në 25- vjetorin e vrasjes së tij
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?