By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump do të dorëzohet në burgun e Atlantës për padinë e katërt penale këtë vit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump do të dorëzohet në burgun e Atlantës për padinë e katërt penale këtë vit
Rajon / Botë

Trump do të dorëzohet në burgun e Atlantës për padinë e katërt penale këtë vit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 2:25 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të dorëzohet në një burg në Atlanta më 24 gusht për t’u përballur me akuzat lidhur me përpjekjen e tij për ta përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo është padia e katërt penale me të cilën po përballet me Trump këtë vit.

Njëjtë si të pandehurit e tjerë në Atlanta, Trump do të duhet të paraqitet në burgun e Fultonit për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe për t’iu bërë një fotografi. Kjo e fundit pritet të qarkullojë gjerësisht nëpër rrjete sociale, përderisa Trump po bën fushatë për ta rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta kthyer humbjen e tij në zgjedhje nga presidenti demokrat, Joe Biden.

Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe i ka kritikuar ato si të motivuara politikisht. Ai nuk do të deklarohet në këtë paraqitje të tij në burgun e Atlantës, por ka pranuar të paguajë garanci prej 200,000 dollarësh dhe ka pranuar kriteret e lirimit me kusht që do ta ndalonin atë të kërcënonte dëshmitarët ose 18 të bashkë-pandehurit e tij në këtë rast. Ende nuk dihet se kur do të arrijë Trump në burgun e Fultonit.

Është gjithashtu e paqartë se sa mbështetës të Trump do të shfaqen para ndërtesës për ta mbështetur atë. Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në ShBA.

Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë incident të dhunshëm jashtë gjykatave në Manhatan, Majami dhe Uashington, ku Trump është paraqitur këtë vit.

Vizita e shkurtër e Trumpit në burg vjen një ditë pasi rivalët e tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024 u takuan në Milwaukee për debatin e tyre fillestar. Trump nuk mori pjesë në atë ngjarje, por u ul për një intervistë të regjistruar paraprakisht me gazetarin konservator, Tucker Carlson, e cila u transmetua në të njëjtën kohë me debatin.

“Unë jam paditur katër herë – të gjitha marrëzi të parëndësishme”, tha ai.

Epërsia e Trumpit në sondazhe është shtuar që nga akuza e tij e parë dhe mbështetësit e tij thonë se besojnë që akuzat janë të motivuara politikisht. Por, analistët thonë se problemet ligjore të Trumpit mund t’i largojnë votuesit e pavarur për të cilët ai do të kishte nevojë për të fituar një garë përfundimtare kundër Bidenit, presidentit aktual që e mundi atë për 7 milionë vota në vitin 2020.

Rasti i Xhorxhias përbën aktakuzën e katërt të ngritur ndaj Trump. Ai përballet me një gjyq në Nju Jork lidhur me një pagesë të bërë ndaj një ylli të pornografisë dhe një gjyq në Florida për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara federale.

Një tjetër aktakuzë, në Uashington, e akuzon atë për përpjekje të paligjshme për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Prokurori i posaçëm Jack Smith ka kërkuar që gjyqi të nisë në janar, por ende nuk është caktuar një datë.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Brazil, rrëzohet avioni me 62 individë në bord
Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vjet burg për Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit
Qipro-Kosova, formacionet zyrtare
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?