By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik
Lajme

U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik

Kosova Times
Last updated: 2023/08/24 at 3:40 PM
Kosova Times Published August 24, 2023
Share
SHARE

Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ministrat dhe zëvendësministrat nga resorët përkatës të Qeverisë, Shefi i Stafit të Kryeministrit, dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim u diskutua për procesin e racionalizimit të agjencive, procesin e barrës administrative dhe lista prioritare për raundin e nëntë të aplikimit në Fondet për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti në takim tha se procesi i racionalizimit të agjencive është një ndër prioritetet tona në reformën e administratës publike sipas Programit tonë Qeverisës, e për të cilin vlerësoi se Strategjia e Reformës së Administratës Publike parasheh përmirësimin e organizimit të administratës publike me vija të qarta të llogaridhënies brenda dhe ndërmjet institucioneve.

“Qëllimet e racionalizimit të agjencive janë zbatimi më i mirë i objektivave strategjike të Qeverisë nëpërmjet konsolidimit të ekzekutivit për rritje të efikasitetit, efiçiencës dhe arritjes së rezultateve”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar metodologjinë për racionalizimin e agjencive, si dhe ka krijuar grupin punues për përgatitjen e planit që do ndiqet për dy vitet e ardhshme.

Ndërsa, sa i përket procesit të barrës administrative, kryeministri tha se tashmë Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, si bartëse e procesit, ka marrë hapat e parë për qëndrueshmëri, koordinim dhe zbatim të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative.

“Në funksion të zbatimit të Programit, ka filluar procesi i thjeshtimit dhe digjitalizimit të shërbimeve në disa ministri dhe në disa të tjera pritet të fillojë së shpejti”, shtoi kryeministri Kurti.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, prezantoi disa prej të arriturave të procesit të barrës administrative. Ndërkaq zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, foli për rëndësinë dhe qëllimin e racionalizimit të agjencive. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times August 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Telashe edhe në fushëbetejë, edhe në Kremlin

Kosova Times Kosova Times October 16, 2022
Macron telefonoi Zelenskyn pas telefonatës me Putinin: “Biseda ishte konstruktive”
Një dekadë në pushtet e presidentit kinez
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat deri në 42 gradë Celius
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?