By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Mbrojtjes e Kinës i kërkon ShBA-së “ta ndalë armatosjen e Tajvanit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministria e Mbrojtjes e Kinës i kërkon ShBA-së “ta ndalë armatosjen e Tajvanit”
Rajon / Botë

Ministria e Mbrojtjes e Kinës i kërkon ShBA-së “ta ndalë armatosjen e Tajvanit”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 3:53 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Kinës u kërkoi më 25 gusht Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë “armatosjen” e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan.

“Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake ShBA-Tajvan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Xiaogang.

ShBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.

Në fund të korrikut, ShBA-ja e prezantoi pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.

Kandidati kryesor për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Tajvanit tha më 25 gusht se komuniteti ndërkombëtar e fajëson Kinën dhe jo Tajvanin për rritjen e tensioneve përgjatë ngushticës së Tajvanit.

“Komuniteti ndërkombëtar e kupton se tensionet e fundit nuk janë për shkak të presidentes Tsai ose për shkak të Tajvanit, por për shkak të Kinës”, tha në një konferencë shtypi nënpresidenti i Tajvanit, William Lai.

Lai është kandidati presidencial i Partisë Progresive Demokratike në pushtet për zgjedhjet e janarit dhe kryeson në sondazhe. Presidentja Tsai Ing-wen nuk mund të kandidojë sërish, pasi ka kryer dy mandate në detyrën e presidentes.

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territor të saj, ka një mospëlqim të veçantë ndaj Lait për komentet e tij të mëparshme se është “punëtor” për pavarësinë e Tajvanit, megjithëse ai ka thënë gjatë fushatës se do të ruante status quo-në dhe e ka përsëritur vazhdimisht se është i gatshëm të bisedojë me Pekinin.

Kina organizoi stërvitje ushtarake rreth Tajvanit më 19 gusht në përgjigje ndaj vizitave të shkurtra që Lai i bëri në SHBA këtë muaj, gjatë rrugës për dhe nga Paraguaji.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.

You Might Also Like

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Po zgjerojmë bizneset pa rrezikuar bilancin

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Me postë e TikTok, paratë false vërshojnë tregun
Përurohet pika më e re e Postës së Kosovës
Kriza e Suedisë dhe e Danimarkës me djegiet e Kuranit
Parlamenti ukrainas voton për të njohur Çeçeninë si territor të pushtuar përkohësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?