By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Regres i madh politik dhe ekonomik, zgjedhje të parakohshme sa më parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Regres i madh politik dhe ekonomik, zgjedhje të parakohshme sa më parë
Lajme

PDK: Regres i madh politik dhe ekonomik, zgjedhje të parakohshme sa më parë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 3:35 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Partisë, në të cilën u diskutua për aktualitetin politik në vend, përfshirë skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të Qeverisë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se gjendja në Kosovë, për shtetin dhe qytetarët, është e rëndë dhe vjen si pasojë e paaftësisë qeverisëse, keqqeverisjes dhe abuzimeve të shumta.

Përfshirja e këtij pushteti në afera të ndryshme, prej atyre me energjinë, rezervat shtetërore, tekstet shkollore, trafikimin e substancave narkotike, keqmenaxhimin e institucioneve të ndryshme dhe keqpërdorimet e shumta të detyrave zyrtare – shpërfaqin karakterin e vërtetë të kësaj Qeverie.

PDK shpreh shqetësimin e madh që si pasojë e kësaj qeverisjeje, mbi 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në dy vitet e fundit, është rritur kosto e jetesës dhe çdo ditë po rritet numri i familjeve kosovare që po shkojnë drejt pragut të varfërisë. Për më shumë, është dëmtuar mirëqenia e qytetarëve dhe progresi i shtetit, ku si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, janë dëmtuar aleancat strategjike të shtetit dhe Kosova ka humbur një sërë fondesh të mëdha ndërkombëtare.

Pikërisht, nisur nga ky realitet i hidhur politik dhe ekonomik në vend, Këshilli Drejtues i PDK-së, në mbledhjen e  mbajtur më 3 korrik 2023, kishte marrë vendim për pezullimin e çdo komunikimi zyrtar dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë kontekst, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga disa anëtarë të saj nga Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj, tre anëtarë: Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin.

Zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, dhe kanë vazhduar të shërbejnë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, përkundër prishjes së koalicionit kohë më parë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua shumë edhe organizimi i suksesshëm i “Muajit të Rinisë” nga Rinia Demokratike e Kosovës, ku, përgjatë tërë muajit gusht janë në proces të realizimit 24 aktivitete nga më të ndryshmet, në shumicën e komunave të Kosovës. Të rinj e të reja të shumtë i janë bashkuar Rinisë Demokratike, duke shfaqur talentin e tyre, por edhe përkushtimin e vendosur që të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për ta.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, mbetet e angazhuar që të mbrojë interesin e shtetit dhe të qytetarëve. Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme. Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sot besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë Krishtlindjen

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
Ajo mbrojti Mariupolin me Azov, rusët e kapën atë. “Mendova se do të vdisja”
Kush janë dy kandidatët që synojnë pozitën e guvernatorit të BQK-së?
Balla: Femicidi në Shqipëri, problem shqetësues që duhet të adresohet shpejt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?