By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!
Opinion

Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2023/08/25 at 2:53 PM
Kosova Times Published August 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Mos përfshirja e veteranëve në Ligjin për pagën minimale që përjashton veteranët nga paga minimale, i votuar nga shumica parlamentare i ka irrituar tej mase veteranët, të cilët kanë mbajtur një protestë dhe kanë paralajmëruar mbajtjen edhe të protestave tjera kundër ‘Qeverisë së Kosovës’, për të kundërshtuar vendimet e qeverisë, përmes së cilave veteranët e UÇK-së mbeten jashtë pagës minimale që u votua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Fryerja e listave të veteranëve produkt i proceseve elektorale

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërruar këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.

Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UÇK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!

Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e “komisioneve” për verifikim, kishte lënë të hapur “shtegun” për manipulim dhe keqpërdorim “allashqiptarçe” të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të veteranëve!

Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqes shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe duke imagjinuar “heroin” inekzistent!

Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.

Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 40 mijë mashtrues të (pa) identifikuar, të cilët në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.

Pa dyshim se, kontingjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të certifikatës së veteranit.

Abuzimet me certifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionarëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 40 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumëfish më i madh.

Ekzemplari më i “mirë” i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë!

Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve.

Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë veteranë!

Fyerja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeçar me certifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!

Fryrerja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazët që vepruan në emrin e organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë certifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjtë të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.

Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës

Sikurse Zonat Operative të UÇK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me çertifikatën e veteranit.

Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet partiake, varësisht prej fuqisë politike, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit nuk ndodhi ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, pasi që, në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen për të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.

Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar shtet laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëve të lirisë!

Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me certifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura “parti të krahut të luftës”, gjegjësisht tek ish udhëheqësit politikë të UÇK-së e deri tek kryeministri aktualë, i cili asnjëherë nuk e ka veshur uniformën e UÇK-së, ani pse ka qëndruar për disa muaj në “Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, pa u ndjerë i rrezikuar nga forcat pushtuese serbe!

Nëse fillohet ndonjëherë me pastrimin e listave të veteranëve, i pari që duhet të hiqet nga lista është kryeministri Albin Kurti, jo sipas renditjes alfabetike apo hierarkisë shtetërore, por për faktin se është veterani i parë mashtrues, i cili, përveçse nuk ka qenë i uniformuar, asnjëherë nuk ka qenë në vijat e frontit kundër Serbisë!

Vite më parë gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim, “Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!”, që në shqip i bie; Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë! Kjo thënie më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Kosova Times August 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dossier Center: Autoritetet e Moskës kanë postuar adresat e objekteve të ndjeshme në internet

Kosova Times Kosova Times October 2, 2023
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze
Amerika dërgon luftanije në mediteranin lindor! Po mbërrijnë avionë luftarakë dhe municione për Izraelin!
Rama: Gjykimi në Hagë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit demokratik
Luftime të ashpra në jug të Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?