By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron: Franca është e gatshme të mbështesë veprimet ushtarake të ECOWAS në Niger
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Macron: Franca është e gatshme të mbështesë veprimet ushtarake të ECOWAS në Niger
Rajon / Botë

Macron: Franca është e gatshme të mbështesë veprimet ushtarake të ECOWAS në Niger

Kosova Times
Last updated: 2023/08/29 at 8:49 AM
Kosova Times Published August 29, 2023
Share
SHARE

Franca është e gatshme të mbështesë të gjitha përpjekjet, duke përfshirë një ndërhyrje të mundshme ushtarake të nisur nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) për të rivendosur rendin kushtetues në Niger, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne mbështesim veprimtarinë diplomatike dhe, nëse vendoset, ushtarake të ECOWAS,” tha ai, duke shtuar se Parisi nuk do të heqë dorë nga mbështetja e tij për presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime, Mohamed Bazoum. Udhëheqësi francez i bëri thirrje popullit të Nigerit që të mos mashtrohen nga narrativa e qeverisë ushtarake se Franca është armiku i Nigerit. Problemi për popullin e Nigerit, sipas tij, është se rebelët po i ekspozojnë ata në rrezik “duke refuzuar të luftojnë terrorizmin dhe duke u larguar nga politikat e dobishme ekonomike”. Për shkak të kësaj, vendi “humb financimin ndërkombëtar që do t’i ndihmonte ata të dilnin nga varfëria”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Macron sulmoi kritikat që vinin nga “Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera evropiane”, si dhe nga mediat masive, se Franca e mbështet në mënyrë të tepruar Presidentin Bazoum. “Nuk mund të presim që kryeqytetet e tjera afrikane të na ndjekin nëse nuk mbështesim një lider politik që përballet me këtë lloj grushti shteti”, theksoi ai.

 

 

Sipas liderit francez, rajoni i Sahelit është goditur nga një ” epidemi grushtesh shteti , e cila rrjedh nga dobësia dhe joefikasiteti i sistemit të tij ushtarak”. Ai shprehu vendosmërinë e tij për të ruajtur lidhjet e ngushta të Francës me vendet e rajonit, por në një mënyrë tjetër. “Pa qëndrim atëror, por edhe pa shfaqur shenja dobësie. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm vendet e këtij rajoni, duke u bërë thirrje që të veprojnë me përgjegjësi. Nëse ECOWAS braktis Presidentin Bazoum, mendoj se të gjithë presidentët në rajon do të shohin se kjo mund të jetë e ardhmja e tyre,” tha ai.

Ai kujtoi vendimin e tij të mëparshëm për të riformuar bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni në fushën e sigurisë, për të zvogëluar vëllimin e operacionit Barkhane në Mali dhe për të rishpërndarë kontigjentin ushtarak në vende të tjera. Sipas tij, prania e qëndrueshme ushtarake e Francës në këtë apo atë vend “përdoret nga armiqtë [e Francës] si argument në luftën e informacionit”. “Politika duhet të mbetet fokusi i luftës sonë. Përgjigja jonë ndaj krizave duhet të jetë politike. Prania jonë ushtarake duhet të bazohet në partneritetin e kërkuar nga vendet afrikane. Ne po e rimendojmë këtë partneritet për sa i përket aftësive ushtarake dhe trajnimit që ne ofrojmë”, shpjegoi ai.

Situata në Niger

Në fund të korrikut, një grup rebelësh ushtarakë në Niger njoftuan largimin e Presidentit Mohamed Bazoum. Pastaj ata themeluan të ashtuquajturat Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut, i kryesuar nga gjeneral Abdourahmane Tchiani, për të qeverisur vendin. Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) pezulloi anëtarësimin e Nigerit në organizatë dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj vendit. Përveç kësaj, drejtuesit e ECOWAS-it u kërkuan rebelëve të lironin Bazoum dhe paralajmëruan për një zgjidhje ushtarake të situatës nëse ai nuk lirohet. Komisioneri i ECOWAS për Çështjet Politike Abdel-Fatau Musah tha pas një takimi të komandantëve ushtarakë të bllokut në Ganë më 18 gusht se një datë e saktë për ndërhyrjen në Niger është caktuar, por ende nuk është shpallur zyrtarisht. E përjavshme franceze Le Canard Enchaineraportoi më herët duke cituar një burim në politikën e jashtme dhe qarqet ushtarake franceze se ushtria dhe diplomatët francezë janë të irrituar nga ajo që Shtetet e Bashkuara po bëjnë për të fituar një terren në Niger pas grushtit të shtetit.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Kosova Times August 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet shkuarja ne Kosove

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
Propozohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të Kosovës në pingpong për Senior
Pacientët ankohen për pritje të gjata në radhë në Kliniken e ORL-së
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?