By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Uragani Idalia me pasoja, nuk i kam harruar viktimat e zjarrit në Ha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Uragani Idalia me pasoja, nuk i kam harruar viktimat e zjarrit në Ha
Rajon / Botë

Biden: Uragani Idalia me pasoja, nuk i kam harruar viktimat e zjarrit në Ha

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 8:13 AM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar agjenci të ndryshme qeveritare për të ndihmuar banorët e Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut, shtete të cilat janë goditur nga uragani Idalia. Zoti Biden gjithashtu tha se ai nuk i ka harruar viktimat e zjarrit në Havai.

I përballur me valët e njëpasnjëshme të motit ekstrem, zjarret që dogjën një qytet historik në ishullin e Mauit dhe uraganit Idalia që shkaktoi përmbytje të mëdha, presidenti demokrat që po kandidon për një mandat të dytë u përpoq të siguronte banorët e prekur se administrata e tij do t’i ndihmojë ata.

Presidenti Biden tha se kishte folur me guvernatorët e Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut, të ndikuara nga Idalia. Ai u informua mbi gjendjen në këto shtete nga Deanne Criswell, udhëheqësja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, dhe e udhëzoi atë të takohej të enjten me guvernatorin republikan Ron DeSantis për të filluar vlerësimin e dëmeve nga uragani dhe nevojat e njerëzve atje.

Ron DeSantis, kandidat për president në zgjedhjet paraprake të partisë republikane, dhe Presidenti demokrat Joe Biden janë përplasur muajt e fundit mbi politikat sociale konservatore të guvernatorit të Floridës. Por Presidenti Biden tha se nuk kishte asnjë gjurmë të politikës në bisedat e tij me guvernatorin lidhur me pasojat e stuhisë.

“Unë e di se kjo duket e çuditshme”, tha zoti Biden, duke vënë në dukje se sa partiake është bërë politika.

“Unë mendoj se ai i beson gjykimit tim dhe dëshirës sime për të ndihmuar, dhe besoj se ai mund të sugjerojë se kjo nuk ka të bëjë me politikën”, tha presidenti Biden. “Kjo ka të bëjë me kujdesin për njerëzit e shtetit të tij.”

Uragani Idalia goditi qytetin Keaton të Floridës në orën 7:45 të mëngjesit me erëra të forta që arritën shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë. Idalia u dobësua në një stuhi tropikale me erëra prej 113 kilometrash pasditen e së mërkurës, duke goditur edhe shtetet e Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se 95 miliardë dollarë fonde infrastrukturore do të shkojnë në Maui për të ndihmuar në forcimin e rrjetit elektrik dhe për të instaluar teknologji që mund të paralajmërojnë njerëzin për rreziqe të ndryshme edhe në rastet kur ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Disa njerëz në ishull, shtëpitë e të cilëve u dogjën janë ankuar se autoritetet nuk i kanë lejuar të kthehen në pronat e tyre. Presidenti Biden bëri thirrje për durim, duke shpjeguar se materiali i rrezikshëm duhet të hiqet përpara se njerëzit të kthehen atje.

“Dua të jem i qartë me njerëzit e Maui-t se çfarë duhet të presin. Puna që po bëjmë do të marrë kohë, në disa raste shumë kohë”, tha ai.

Biden: Bota po përballet me një krizë klimatike

Presidenti amerikan Joe Biden tha gjithashtu se askush nuk mund ta mohojë se bota po përballet me një krizë klimatike, pasi uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës, duke detyruar evakuimin e miliona banorëve.

“Askush nuk mund të mohojë më ndikimin e krizës klimatike”, u tha Presidenti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Shikoni se si përmbytjet historike, thatësirat më intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.”

Presidenti Biden e ka bërë luftën kundër ndryshimit të klimës një qëllim të rëndësishëm të presidencës së tij, duke vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030 dhe duke miratuar qindra miliarda dollarë kredi tatimore për të nxitur përdorimin e makinave elektrike.

Disa ligjvënës republikanë, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, kandidat në zgjedhjet paraprake të republikanëve për president, vazhdojnë të kundërshtojnë një sërë masash që synojnë frenimin e emetimit të gazeve të dëmshme.

DeSantis në maj nënshkroi një ligj gjithëpërfshirës që ndalon zyrtarët shtetërorë të investojnë para publike për të nxitur fushatat për mbrojtjen e mjedisit dhe programeve sociale.

Kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy e quajti “agjendën e klimës” një “mashtrim” gjatë debatit të javës së kaluar mes kandidatëve republikanë.

Administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Deanne Criswell të mërkurën nuk pranoi të fajësonte ndryshimet klimatike për stuhinë, por tha se agjencia e saj po shihte një rritje të fortë të numrit të ngjarjeve të motit ekstrem.

Të martën, ajo u tha gazetarëve se stuhitë ekstreme janë pjesë e një “normaliteti të ri” me të cilin po përballen amerikanët, duke shtuar se investimet miqësore ndaj mjedisit dhe masat e tjera parandaluese janë kritike në përgatitjet për stuhitë e ardhshme.

 

You Might Also Like

Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane

Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta

Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh

Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi

Përgjigja e MPJ greke ndaj Zakharovës: “Pushtimi i Qipros është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Faturat e larta u shpojnë xhepat qytetarëve – KMDLNj: KESCO të jap përgjegjësi

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
FOTO: Shkëmbi shembet në plazh në Angli
Shumica e anëtarëve të SBAShK-ut pro pezullimit të përkohshëm të grevës
Themelohet Këshilli Shtetëror për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Llambi Pasku, Mjeshtër Ndërkombëtar nga Shqipëria- fitues i Turneut “Hyzri Talla 2022”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?