By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Katër firma kineze lansojnë ChatGPT-it e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Katër firma kineze lansojnë ChatGPT-it e tyre
Rajon / Botë

Katër firma kineze lansojnë ChatGPT-it e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/08/31 at 2:52 PM
Kosova Times Published August 31, 2023
Share
SHARE

Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, i lansuan të enjten chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën miratimin qeveritar, me Qeverinë e Kinës që po bën përpjekje për ta rritur përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër Shteteve të Bashkuara.

Baidu tha në një komunikatë për media se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i qasshëm për publikun. Një zëdhënës i SenseTime tha për agjencinë e lajmeve Reuters se chatbot-i i tyre, SenseChat, është tani plotësisht i qasshëm për përdoruesit e tij.

Po ashtu, dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI, njoftuan për lansimin e chatbot-eve të ngjashme më 31 gusht.

Si pasojë, ksionet e Baidu dhe SenseTime shënuan rritje në tregun e Hong Kongut, për 3.1% dhe 2.7%, përkatësisht.

Për dallim nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lansojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale.

Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, pasi teknologjia është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.

Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance and Tencent Holdings. Asnjëra nga këto kompani nuk i është përgjigjur Reutersit për koment rreth planeve të tyre për inteligjencë artificiale.

Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft-it, është në rrugë të mirë për t’i gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të hyra në 12 muajt e ardhshëm, The Information raportoi të enjten.

Aprovimi i qeverisë kineze pritej të ndodhte, pasi Kina i publikoi rregullat për produktet e inteligjencës artificiale për publikun, të cilat u hynë në fuqi më 15 gusht.

Më parë, kompanive u lejohej të kryenin vetëm testime të vogla publike për produktet e inteligjencës, por me rregullat e reja, kompanitë i kanë rritur testimet e produkteve të tyre të inteligjencës.

Shawn Yang, analist në Blue Lotus Capital Advisors, tha se vendimi i Qeverisë për lejimin e produkteve të inteligjencës artificiale mund ta forcojë industrinë.

“Shumë njerëz po vraponin drejt bizneseve të modele të gjuhëve të shumta. Por, industria mund të konsolidohet shpejt. Vetëm kompanitë me të dhëna dhe me aftësi teknologjike do të jenë në gjendje të përparojnë”, tha ai.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

Kosova Times August 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit, shkak tragjedia në Koçan

Kosova Times Kosova Times March 17, 2025
Llukashenko hesht, i përgatisin sabotazh para hundës! I japin një goditje të madhe rusëve
Drita jeshile për gjykatën speciale për sulmin rus ndaj Ukrainës
Albin thuaje të vërtetën për Asociacionin, a kaloj “Zajednica”!?
Parashikimi i motit, e enjte, 5 dhjetorShqiperi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?