By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thyerja e shpresave krim politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Thyerja e shpresave krim politik!
Opinion

Thyerja e shpresave krim politik!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/01 at 7:23 AM
Kosova Times Published September 1, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Secili njeri dëshiron të jetojë i lirë në vendin ku ka lindur dhe është rritur, ngase aty e ka familjen, rrethin dhe shoqërinë, i ka rrënjët, kujtimet e rritës dhe ngritjes profesionale, aty i ka edhe ëndrrat për ardhmëri. Por ajo që po i ndodhë të ardhmes së rinisë sonë në Kosovën e pavarur është për t’u vajtuar!

Pritjet e mëdha të kthyera në pakënaqësi qytetare

Të gjithë e kemi pritur që ky popull i shumëvuajtur nga sundimet e gjata pas lirisë së fituar do të jetojë dinjitetshëm në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës, kemi pritur që ky popull ta shijojë vërtetë lirinë dhe barazinë sociale, gjegjësisht të drejtën e barabartë në arsimim dhe punësim, sigurinë e jetës dhe të drejtën për të qenë i barabartë para ligjit dhe drejtësisë.

Mirëpo, për fatin e keq demokracia pa funksionim të sistemit të drejtësisë është shndërruar në anarki ligjore, e cila ka shkaktuar thyerje shpirtërore të njerëzve, në veçanti të gjeneratave të raja, të cilat nuk e shohin asnjë perspektivë të ndritshme për jetë në vendin e ëndrrave të baballarëve të tyre që ranë dëshmorë, e sa prej tyre i lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejave për këtë liri që sot e gëzojmë.

Demokracia e kthyer në autokraci ka prodhuar pakënaqësi të mëdha shoqërore, pabarazi qytetare dhe konflikte të brendshme mes subjekteve politike, të cilat rivalitetin politik e kanë kthyer në armiqësi mes tyre.

Si gjithnjë pasojat e ndarjeve ideologjike dhe partiake po i vuan popullata, kurse politikanët pa fije morali i përdorin elektoratet e tyre si “mish për topa” për realizimin e aspiratave personale, grupore dhe klanore brenda sojit të tyre politik.

Thyerja e shpresave të njerëzve atdhedashës është krim politik

Politikanët pa vizion dhe pa strategji të reja për zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies qytetare, i kanë detyruar njerëzit që të ikin nga ky vend, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë në vendlindjet e tyre.

Ky është produkti i kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë, të cilët në vijimësi vepruan kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve. Sikur të ishte ndryshe, njerëzit nuk do ta braktisnin aq lehtë vendin e tyre, siç nuk e braktisën në kohërat më të vështira të dhunës dhe represionit barbarë të pushtuesve serbë.

Edhe pse me shtëpi të djegura dhe pa kulm mbi kokë, ky popull i mirë dhe atdhedashës u kthye në vendin e vet pas përfundimit të luftës, u kthye sepse e kishte shpresën dhe besimin për ardhmëri në shtetin e lirë, por, po ikën tani me shpresa të thyera pikërisht nga humbja e besimit në këtë klasë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë e cila asnjëherë nuk u qau hallin e qytetarëve, por të interesave të tyre personale.

Mashtrimet e njëpasnjëshme, mosmbajtja e fjalës dhe e premtimeve elektorale, shfrytëzimi i padrejtë i pozitave shtetërore, nepotizmi në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale), degradimi i sistemit të drejtësisë, rrënimi i sistemit arsimor dhe shëndetësorë kanë ndikuar në thyerjen e shpresave të qytetarëve, të cilët më shumë besojnë në përmbysjen e botës sesa në përmirësimin e gjendjes në Kosovë.

Andaj, vetëm një frymë e re politike dhe një mentalitet i ri qeverisës mund të ndikojnë në kthimin gradual të shpresave të qytetarëve, në të kundërtën, me këta njerëz në skenën politike, shteti do të shkojë drejt zhbërjes kurse kombi drejt çoroditjes kombëtare.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times September 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT: SHBA shqyrton ndihmën për Ukrainën me sulme në Krime

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Kurti për marrëveshjen me Beogradin: Kemi më pak se dy vjet, Kosova është e pavarur nga Serbia
Gjukanoviq per Abazoviqin: “Ai e feston tradhtinë e lartë si një vepër, tallet me sensin e përbashkët të malazezëve”
Irani u kërkon vizitorëve të huaj të respektojnë ligjet, teksa protestat vazhdojnë
I preu drunjtë në Parkut Kombëtar ‘Sharri’ gjobitet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?