By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli shqyrton dëbimin e eritreasve pas përleshjeve në Tel Aviv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli shqyrton dëbimin e eritreasve pas përleshjeve në Tel Aviv
Rajon / Botë

Izraeli shqyrton dëbimin e eritreasve pas përleshjeve në Tel Aviv

Kosova Times
Last updated: 2023/09/03 at 2:43 PM
Kosova Times Published September 3, 2023
Share
SHARE

Izraeli është duke shqyrtuar hapa të ashpër, përfshirë dëbimin e menjëhershëm të disa azilkërkuesve nga Eritrea, të cilat janë përfshirë në trazira të shtunën në Tel Aviv.

Rreth 170 persona janë përfshirë në përleshjet e dhunshme në mes të grupit të mbështetësve me grupin e kundërshtarëve të regjimit të Eritresë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se është kaluar “linja e kuqe”.

Ai ka urdhëruar krijimin e një plani për dëbim të të gjithë migrantëve afrikanë, të cilët i ka përshkruar si “infiltrues të paligjshëm”.

Përleshjet e pashembullta të së shtunës kanë nisur pasi aktivistët që kundërshtojnë Qeverinë e Eritresë u kanë kërkuar autoriteteve izraelite që ta anulojnë një ngjarje të organizuar nga ambasada e tyre në këtë shtet.

Ata e kanë thyer kordonin policor afër vendit ku është mbajtur ngjarja, i cili më pas është vandalizuar.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve.

Ndërkohë është nisur edhe një hetim nëse është gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Policia izraelite – të cilës i janë plagosur disa pjesëtarë – ka thënë se shumë jetë kanë qenë në rrezik.

Ndasitë brenda Eritresë për udhëheqjen e presidentit Isaias Afwerki janë përhapur edhe në diasporë dhe ky është vetëm një prej përleshjeve të tilla që janë regjistruar javëve të fundit.

Vlerësohet se në Izrael janë rreth 18.000 azilkërkues nga Eritrea, shumica prej të cilëve kanë arritur atje në mënyrë të paligjshme.

Ata kanë thënë se i kanë ikur rrezikut dhe persekutimit në një prej vendeve me regjimet më shtypëse në botë.

You Might Also Like

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Terminal nafte i goditur në Rusi. Ka viktima.

Kosova Times September 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OSBE: Gjykatat të vendosin paraburgimin vetëm si mjet të fundit

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
KFOR-i njofton për përfundimin e një operacioni 24 orësh
“Ka marrëdhënie të vështira me të vërtetën”: Deputeti i Bundestagut poshtëroi Vuçiqin
Hapet Konferenca për Shëndetin dhe të Drejtat e Fëmijëve
Vasfije Krasniqi-Goodman dorëhiqet nga posti i deputetes, shkak gjendja e saj shëndetësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?