By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tahiri: VV propozoi kandidatë që mbajnë rekord të zi për UÇK-në
August 23, 2025
Nëna e ‘komandantit rus të luftës’ që u ngrit kundër Putinit zbulon fjalët e tij të fundit: ‘Ai nuk më dëgjoi’
August 23, 2025
Teksasi dhe Kalifornia hapin një luftë politike në Amerikë
August 23, 2025
Çfarë mësuam nga transkripti i intervistës me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Epsteinit
August 23, 2025
Trashëgimia e ndyrë e BRSS-së
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenerali rus rishfaqet në publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjenerali rus rishfaqet në publik
Rajon / Botë

Gjenerali rus rishfaqet në publik

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 2:51 PM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e Grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ndërkaq kanë thënë se Surovikin u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas The New York Times, Surovikin ende mban gradën e gjeneralit.

I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikin ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.

Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikin u shfaq në një video përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.

Një aleat i Prigozhinit – që të dy njiheshin kur Surovikin ishte komandant i forcave ruse në Siri – Surovikin shpesh ishte lavdëruar nga Prigozhinin, i cili ka qenë kritik i ashpër i komandantëve rusë lidhur me luftën në Ukrainë.

Që nga ajo video, megjithatë Surovikin nuk është parë në publik dhe ka pasur thashetheme se Kremlini e ka arrestuar pasi disa zyrtarë të ushtrisë dhe sigurisë duket se mbështetën rebelimin e Prigozhinit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka quajtur kryengritësit “tradhtarë” dhe rebelimin e ka cilësuar si “thikë pas shpine”.

Më 22 gusht, disa media ruse raportuan se Surovikin ishte liruar nga posti i komandantit të forcave të hapësirës ajrore.

Një ditë më vonë, më 23 gusht, një avion i lidhur me Prigozhinin u rrëzua teksa po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg. Autoritetet ruse më pas thanë se nga analizimi i ADN-së, Prigozhin u konfirmua se ishte në mesin e dhjetë personave që vdiqën në rrëzimin e avionit. Ai u varros në Shën Petersburg disa ditë më vonë.

Më 4 shtator u publikua një fotografi e Surovikinit. Fotografia u publikua nga Ksenia Sobchak, gazetare, babai i së cilës ishte shefi i Putinit në Shën Petersburg në vitet ’90. Në fotografi, gjenerali ishte i veshur me rroba civile dhe pranë tij qëndronte një grua, që është identifikuar se është bashkëshortja e tij.

“Gjenerali Sergei Surovikin ka dal. Gjallë, shëndosh e mirë e në shtëpi, me familjen e tij në Moskë. Fotografia është realizuar sot”, shkroi ajo në Telegram.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të verifikohet fotografia apo kur dhe ku është realizuar.

You Might Also Like

Nëna e ‘komandantit rus të luftës’ që u ngrit kundër Putinit zbulon fjalët e tij të fundit: ‘Ai nuk më dëgjoi’

Teksasi dhe Kalifornia hapin një luftë politike në Amerikë

Çfarë mësuam nga transkripti i intervistës me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Epsteinit

Drejtori i “Russia Today” ka vdekur. Në Ukrainë ai u akuzua për tradhti

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për referendum

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zyra e Zelensky hodhi poshtë planin e Trump për të ngrirë konfliktin përgjatë vijës së frontit

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk
Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri
U mbajt Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Ali Lajçin
Kurti: Gjuha, themel për ruajtjen e inteligjencës njerëzore në epokën e IA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?