By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme
Lajme

Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 7:27 AM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

Më 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 pësoi rritje vjetore me 4.6%, por ato me pensione të pjesshme u shtuan me 12%. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

 

 

Në njërën anë rritja e pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë. Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.

Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.

Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj. Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto./Monitor

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin paralajmëroi SHBA-në: Dorëzimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të ishte një fazë e re e përshkallëzimit

Kosova Times Kosova Times October 5, 2025
Trump prezanton një tarifë prej 100,000 dollarësh për vizat e punëtorëve të kualifikuar
Zjarr afer Athines: Zjarrfikësit në garë me flakët
Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
Kush përfiton nga zgjedhjet në Ukrainë gjatë luftës ?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?