By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje
May 14, 2025
Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën
May 14, 2025
Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen
May 14, 2025
Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll
May 14, 2025
Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rruga e verërave të Therandës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Rruga e verërave të Therandës
Turizëm

Rruga e verërave të Therandës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/06 at 1:01 AM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Kjo rrugë kalon në rajonin e Therandës që përfshinë 3 vreshta: Biraq , Shirokë dhe Sopi

Të kalosh në Therandë e të mos e shijosh një gotë verë të kësaj zone, është pak e vështirë për adhuruesit e verërave. Këtë herë rruga nuk rastisi por ishte aktiviteti tradicional Vjelja e rrushit me moton unë konsumoj produkte vendore, po JU? Vetë motoja e këtij aktiviteti te organizuar nga Aleanca për Biznes dhe kompanisë Agrokosova  është një arsye më shumë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Ky aktivitet vitet e fundit  ne dy zonat atë te Rahovecit dhe Therandes  ka filluar te shndërrohet ne atraksion turistik.  Pjesa më e madhe e rajonit ku ndodhen vreshtat është në lartësinë 500 m e lartë. Relievi i këtij rajoni përkufizohet me kodra dhe male që ndikojnë në mikroklimën dhe pjekjen e përmirësuar të rrushit. Ky rajon është një zonë në të cilën përzihet klima, kontinentale dhe malore. Në pjesën më të madhe të Kosovës klima është kontinentale, por në rajonin e Therandës ka mikroklimë të veçantë në varësi të mbrojtjes që bëjnë malet.

Theranda është një nga rajonet më të ngrohta. Temperatura mesatare vjetore e tij është 14,1 C. Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku, me një temperaturë mesatare prej 35,0 C.

FOTO”: Ylli Vuthi    – Verërat e cilësisë së lartë me origjinë gjeografike dhe etiketën T

Bodrumi Agrokosova

Qendra e rajonit është qyteti Theranda e cila ka  mbi 11 mijë banorë ndërsa komuna mbi 60 mijë dhe me një histori të pasur në të gjitha epokat. Ajo që kjo zonë është veçanërisht krenare në botën e verës kompleksi industrial  si Agrokosova, qe është e destinuara për përpunimin e rrushit, prodhimin dhe ruajtjen e verës dhe janë të përqendruara si vendbanime vere pranë vreshtave. Për fillimin e  vjeljes se rrushit, një pritje kishte organizuar  presidenti i kompanisë Haziz Tafaj, për pjesëmarrësit e këtij evenimenti ku përveç zyrtareve te institucioneve duke filluar nga zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, kryetari i komunës Bali Muharremi, kryetari i Aleanca e bizneseve Agim Shahini ishin dhe shume mysafire tjerë.

Agim Shahini tha se prodhimtaria e verës është një sektor i rëndësishëm ne hallkat ekonomike te vendit. Me ketë rast ai i bëri thirrje Qeverisë që të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve për investime të huaja dhe prodhues vendës. “Qeveria e vendit duhet te fokusohet me shume ne përmirësimin e kushteve për investime te reja për prodhuesit vendor duke i subvencionuar prodhuesit e po ashtu edhe eksportuesit. Kjo është e ardhmja e Kosovës sepse pa prodhim nuk mund të investohet”..  Ai falënderoi kryetarin e komunës se Therandës z. Muharremi per mbështetjen e ekonomisë lokale. Pronari i “AgroKosova Holding”, Haziz Tafaj, ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij manifesti, AKB-në dhe komunën për mbështetjen e vazhdueshme.

“Sivjet jemi me një vit të veçantë dhe kemi arsye me qenë të lumtur për faktin se ka qenë i vështirë për rrushin por që kemi arrit me ruajt kuantitetin dhe kualitetin e rrushit. Kjo festë është më e madhe dhe uroj që vitet tjera edhe moti të jetë në favor”, u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit te Tharendes Bali Muharremi theksoi se komuna që e udhëheq, shquhet për prodhimtari e suksese në shumë fusha. Sipas tij, cilësia dhe rendimenti i rrushit sivjet janë të larta.Ai tregoi planin për zhvillimin e turizmit në ketë pjesë të disa zonave me malet e Sharrit. “ Komuna ka ndare 5 milion euro investime ne bjeshkët e Sharrit duke i ndërlidhur disa fshatra. Ai njëherit ftoi mërgatën për investime.

Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emillia Rexhepi, premtoi mbështetje  për prodhuesit vendës nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ajo theksoi nevojën e ngritjes së kualitetit njëherit duke theksuar nevojën e një angazhimi më të madh  të përfaqësimit tonë në vendet e jashtme për eksportimin e verërave.

Agrokosova Holding, e njohur më parë si NBI Suhareka, gjendet dhe operon në komunën e Suharekës, e cila shtrihet në pjesën jugore të Kosovës.

Toka e njohur si Shirokë ndodhet në pjesën jugore të komunës së Suharekës dhe ka një sipërfaqe prej 263 hektarësh, prej të cilave 70 hektarë janë vreshta. Varietetet e bardha të rrushit për verë, që rriten në plantacionin e Shirokës, janë Sauvignon Blanc dhe Pinot Blanc, në vend të tyre varietetet e kuqe të rrushit janë Franconia dhe Gamay.

Brenda bodrumit të verës ka një repart modern për përpunimin e rrushit dhe për prodhimin e verës. Ne kemi gjithashtu një linjë moderne të shisheve e cila plotëson të gjitha standardet moderne që kërkohen për prodhimin e verërave të cilësisë së lartë. Kompania jonë ndjek në mënyrë të vazhdueshme trendin e zhvillimeve teknologjike në fushën e enologjisë, që nënkupton investim të vazhdueshëm me synim kryesor përmirësimin e verërave cilësore vit pas viti.

Pas një pauze të gjatë, bodrumet e verës kanë marrë përsëri jetë, turistë të shumtë të verës i vizitojnë çdo vit, dhe në periudhën e verës. Edhe sot verërat në bodrume bëhen në mënyrë tradicionale dhe kryesisht nga varietetet autoktone. Kreu i kompanisë Haziz Tafaj thote se i tere procesi i realizimit te verës si te bardhe ashtu edhe te zeze e një cilësie te mire merre 8 muaj. Brenda kompleksit te tij është hapur edhe një restorant ku vera shijohet me një meny te begatshme  ushqimesh vërtet mjaft te shijshme.

Në kryqëzimin e traditës dhe modernitetit, në këtë zonë u ngrit një valë e re e verës, e udhëhequr nga verëtarët dhe enologët e rinj: Alba, Rhine Riesling,Pinot Blanc, Sauvignon Blanc, Tramonto, Pinot Noir, Gamay  dhe Hisari ne baze te vendbanimit te vjeter antik afer Therandes.Banorët e Therandës nuk janë vetëm ekspert në kultivimin e rrushit dhe verës, por edhe në krye të prodhimit bujqësor bio.

Në zonat malore të vendit tonë janë të përqendruara kryesisht resorte të ndryshme turistike, në të cilat turistët dhe vizitorët shërbehen ndër të tjera me verërat e ndryshme, të cilat prodhohen ekskluzivisht nga dy viset vreshta të Kosovës (Suhareka dhe Rahoveci), të cilët bëjnë shpërndarjen e verës së tyre. produkteve në këto zona dhe është kujdesur për kënaqësinë e klientëve me verën që prodhojnë.I.KRASNIQI

You Might Also Like

Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë

Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 2,2%

Klubet e natës po zëvendësohen me kafiteri të mëngjesit në fundjavë duke shiuar perëndimin e diellit

Plazhi më i mirë në botë ndodhet në Mesdhe: Nuk është e lehtë të shkosh atje, dhe vetëm 250 persona lejohen ta vizitojnë atë çdo ditë

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohen 50 fishekë në Aeroportin e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Autoritetet ukrainase ia hoqën akreditimin gazetarëve të CNN dhe Sky News për raportim nga Kherson i çliruar
Arrestohet njё person i dyshuar për kanosje në Pejë
Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’
Hasani takon VanHorn-in: Avancim i lidhjes unike Shqipëri-ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?