By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Çeki
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Çeki
Sport

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Çeki

Kosova Times
Last updated: 2023/09/05 at 8:45 PM
Kosova Times Published September 5, 2023
Share
SHARE

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Skuadra shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në në fushat e Shtëpisë së Futbollit.

Departmenti i Komunikimit në FShF bën me dije se përveç mesfushorit Qazim Laçi, i cili është lënë pushim edhe sot për shkak të gjendjes gripale, trajneri Silvinjo i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për këto dy sfida.

“Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites”, thuhet në njoftim.

Sakaq, edhe paraditen e sotme, kuqezinjtë kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore me dyer të mbyllura. Futbollistët e ekipit kombëtar shqiptar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës.

Kjo është stërvitja e fundit në Tiranë, pasi kombëtarja shqiptare do të niset mëngjesin e nesërm drejt Pragës për sfidën e parë zyrtare të muajit shtator.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena”, ndërsa më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’.

You Might Also Like

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel

Kryeziu dhe Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë

Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri

Kosova Times September 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.

Kosova Times Kosova Times September 14, 2025
ZKA-ja nis auditimin e platformës e-Kosova
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”
A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?
Reagon ARKEP rreth komunikatës se, Kosova u përjashtua nga BEREC pas ankesave të Spanjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?