By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës
Rajon / Botë

Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 6:11 PM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk planifikon të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 vendeve më të industrializuara në botë, G20, përmes video-lidhjes, ka thënë të enjten Kremlini.

Sipas zyrtarëve rusë, Putin nuk do të udhëtojë në Nju Delhi për takimin e G20-ës, sepse dëshiron të qëndrojë në Moskë dhe të koncentrohet në luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se në vend të Putinit, në samit do të marrë pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në gusht, Putin ka marrë pjesë në samitin e BRICS-it (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut) që është mbajtur në Johanesburg, por vetëm përmes video-lidhjes.

Ai nuk ka marrë pjesë fizikisht, për shkak të një fletarrestimi të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale lidhur me dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nuk është komentuar nëse shqetësime të njëjta ka pasur Putin edhe për udhëtimin eventual në Indi.

Putin pritet t’iu kushtojë vëmendje këtë fundjavë edhe zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Rusi.

Zgjedhjet do të mbahen edhe në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

As Ukraina, as shumica e vendeve të botës nuk i njohin zgjedhjet që do të mbahen në zonat e pushtuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më 7 shtator në Podujevë përurohet shtatorja e presidentit historik

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Ish-këshilltari i ish-presidentit ukrainas Janukoviç është qëlluar për vdekje në periferi të Madridit
Netanyahu i kërkon djalit të shtyjë ceremoninë e dasmës për shkak të rrezikut të sigurisë
I vihet zjarri një veture në Vushtrri, pronari gjen një bidon benzinë
Biden: Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?