By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
July 21, 2025
Mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin
July 21, 2025
Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA
July 21, 2025
Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara
July 21, 2025
Sulm natën në Kiev. Të paktën një person i vrarë, tymi hyn në strehën nëntokësore
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisma e Tre Deteve zgjerohet, ja cili shtet pritet t’i bashkohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nisma e Tre Deteve zgjerohet, ja cili shtet pritet t’i bashkohet
Rajon / Botë

Nisma e Tre Deteve zgjerohet, ja cili shtet pritet t’i bashkohet

Kosova Times
Last updated: 2023/09/07 at 8:20 AM
Kosova Times Published September 7, 2023
Share
SHARE

Nisma e Tre Deteve është një platformë politike që bashkon dymbëdhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore të Bashkimit Evropian të vendosura midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Vendeve anëtare aktuale, përkatësisht Austria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, pritet t’u shtohet Greqia në samitin e iniciativës që do të mbahet këtë vit në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Në takim do të marrin pjesë edhe partnerët strategjikë që mbështesin Nismën Tre Detet, përkatësisht Komisioni Evropian, Gjermania dhe SHBA, si dhe përfaqësues të organizatave përkatëse ndërkombëtare.

Një prioritet i shtyrë

Nisma e Tre Deteve është para së gjithash një projekt politik që synon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e shteteve pjesëmarrëse. Me përjashtim të Austrisë, të gjitha shtetet anëtare aktuale iu bashkuan BE-së vetëm pas vitit 2004. Fokusi është në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit, si dhe në forcimin e të ashtuquajturit bosht veri-jug në lindje të kontinentit evropian.

Një nga arsyet për ngritjen e kësaj nisme ishte kërcënimi në rritje nga Rusia dhe varësia e vendeve nga furnizimet ruse me energji. Shtetet anëtare gjithashtu duan t’u japin më shumë peshë interesave të tyre politike brenda BE.Vendet e Nismës së Tre Deteve përfaqësojnë rreth 25% të sipërfaqes tokësore dhe popullsisë së BE, por gjenerojnë pak më shumë se 10% të Produktit Kombëtar Bruto të BE-së.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i zhvendosi prioritetet politiko-ekonomike jashtë platformës dhe vuri sigurinë në plan të parë. Për shkak të agresionit rus, vendet joanëtare të BE, Ukraina dhe Republika e Moldavisë, kanë shfaqur interes për t’iu bashkuar kësaj platforme. Një partneritet solid pritet t’u ofrohet fillimisht gjatë takimit të Bukureshtit.

Një “Intermarium” i ri?

Në vitet 1930 ka pasur njëherë një përpjekje për të krijuar një format të ngjashëm. Intermarium, një shoqatë e disa vendeve midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut, ishte konceptuar me iniciativën e Polonisë si një platformë gjeostrategjike dhe do të ofronte mbrojtje kundër Bashkimit Sovjetik komunist të Stalinit dhe Gjermanisë naziste hitleriane. Përpjekja dështoi.

Tetë dekada më vonë, një vrull i ri çoi në krijimin e Nismës Tre Detet – një emër i ri për një projekt me synime të reja. Në vitin 2015, presidenti polak Andrzej Duda dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç nisën nismën e re, e cila fillimisht synohej të ishte një projekt infrastrukturor që synonte forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Samiti i parë i Nismës së Tre Deteve u zhvillua në vitin 2016 në Dubrovnik, Kroaci.

Një vit më vonë, në Varshavë, Shtetet e Bashkuara njoftuan synimin e tyre për të punuar më ngushtë me Platformën. Në vitin 2018, në takimin e Bukureshtit, edhe Gjermania shprehu interesin e saj për t’u përfshirë më shumë në Platformë. Ndërkohë është krijuar edhe një fond investimi për financimin e projekteve të nismës. Një sinjal i fortë solidariteti me Ukrainën pritet në samitin e këtij viti, që do të mbahet më 6-7 shtator në kryeqytetin rumun. Për më tepër, anëtarësimi i Greqisë duhet të dërgojë një sinjal për forcimin e Iniciativës së Tre Deteve në zonën Euro-Atlantike./DW

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA

Kina fillon ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë, India dhe Bangladeshi janë të shqetësuara

Sulm natën në Kiev. Të paktën një person i vrarë, tymi hyn në strehën nëntokësore

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Kosova Times September 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë – arreston katër të tjerë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri
Natën, Sevastopoli i aneksuar u sulmua nga dronët
ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore
KFOR-i konfirmoi: Prishtina kërkoi autorizim që potencialisht ta dërgonte KBS-në në veri, ne nuk e lejuam
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?