By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd
August 27, 2025
Parandalohet kontrabandë me duhan e produkte të falsifikuara në Bërnjak
August 27, 2025
Kurti e Nagavci vizitojnë UP-në, i japin mbështetje avancimit të programeve
August 27, 2025
Pratipati: Veprimi i Kosovës për heqjen e tarifës tregon lidership
August 27, 2025
MASHTI: Sot ka nisur ekzekutimi i pagesave të para për blerjen e librave
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në vend të përgënjeshtrimit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në vend të përgënjeshtrimit!
Opinion

Në vend të përgënjeshtrimit!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/08 at 8:13 AM
Kosova Times Published September 8, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në 24 vjetorin e themelimit liderët shtetërorë dhe ata partiakë e uruan në mënyrën e tyre Policinë e Kosovës. Për dallim nga liderët partiakë që ishin më afër realitetit, liderët institucional (shtetërorë) u ekzagjeruan në urimet e tyre duke devijuar nga kompetencat dhe obligimet kushtetuese të gardianëve të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Katër urime, dy të vërteta e dy imagjinare

Qëllimisht i përzgjodha katër urime, dy nga ana e pushtetarëve dhe dy nga ana e opozitarëve për të ballafaquar të vërtetën me gënjeshtrën, realen me imagjinaren. Por ja që imagjinata nuk ekziston në kohë reale dhe se nuk ekzistojnë dy të vërteta, por vetëm një.

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “motoja e këtij përvjetori “24 vite në shërbim dhe në mbrojtje” e përfaqëson më së miri Policinë e Kosovës. Që nga gjenerata e parë policore kur filloi trajnimin me 6 shtator 1999, Policia jonë shërbeu për të gjithë qytetarët tanë duke mbrojtur jetën dhe pronën e tyre e duke ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani

Urime për Policinë e Kosovës ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, “Policia e Kosovës është shndërruar në simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

E kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur “mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar policor. 24 vite më parë, u themelua Shërbimi Policor i Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tone”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë, “Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit dhe ky institucion konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ja çka thotë Neni 128 i Kushtetutës për Policinë e Kosovës

  1. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
  2. Policia e Republikës së Kosovës është profesioniste dhe pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës.
  3. Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës me rekomandimin e Qeverisë dhe në pajtim me ligjin. Organizimi i brendshëm i Policisë së Kosovës, rregullohet me ligj.
  4. Policia e Republikës së Kosovës ka zinxhir të unifikuar komandues në tërë Republikën e Kosovës, me stacione policore të cilat korrespondojnë me kufijtë komunalë. Policia e Kosovës lehtëson bashkëpunimin me autoritetet komunale dhe udhëheqësit e bashkësive përmes themelimit të Këshillave Lokale, sikur është rregulluar me ligj. Përbërja etnike e policisë brenda një komune duhet të pasqyron, deri në shkallën më lartë të mundshme, përbërjen etnike të popullsisë brenda komunës përkatëse.
  5. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e kufirit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

Në pamundësi të shtrirjes së FSK-së në veri, liderët shtetërorë, përkatësisht kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kompetencat kushtetuese të Ushtrisë së Kosovës ia atribuuan padrejtësisht Policisë së Kosovës, ani pse e dinë mirë që mbrojtëse faktike e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë është NATO, gjegjësisht trupat e KFOR-it të vendosura në Kosovë 24 vite më parë dhe do të vazhdojnë të jenë këtu deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

You Might Also Like

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”

Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!

Kosova Times September 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden thotë se do të flasë me Xi për balonën kineze

Kosova Times Kosova Times February 16, 2023
Kryeparlamentari i Andorrës rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Fshatrat malore të Pakistanit në rrezik nga shkrirja e akullnajave
Një shpërthim pranë një baze ajrore siriane të përdorur nga rusët
Aktivistët e PSD-së vendosin një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?