By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore

Kosova Times
Last updated: 2023/09/11 at 1:30 PM
Kosova Times Published September 11, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hënën kundër “kërcënimeve apo përdorimit të forcës” në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, disa ditë pas përplasjeve të fundit ku janë përfshirë anijet kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe shefi i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, kanë thënë se pretendimet për ujërat strategjikë duhet të zgjidhen sipas normave ndërkombëtare.

Pekini pretendon se pothuajse i gjithë deti është i tij – përmes së cilit zhvillohet tregti në vlerë të triliona dollarëve në vit – e ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare i cili vlerëson se qëndrimi i Kinës është i pabazuar.

“Liderët e kanë nënvizuar mbështetjen e palëkundshme për një zgjidhje paqësore të kontestit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pa bërë kërcënime apo pa e përdorur forcën”, kanë thënë Biden dhe Trong përmes një deklarate të përbashkët.

Ata kanë bërë thirrje edhe për “liri të lëvizjes dhe bërjen e tregtisë pa u penguar në Detin e Kinës Jugore”.

Kjo deklaratë është lëshuar një ditë pasi Biden dhe Trong kanë nënshkruar një marrëveshje për thellim të bashkëpunimit, e cila është parë si mënyrë për ta luftuar rritjen e ndikimit kinez në rajon.

Uashingtoni ka mospajtime me Pekinin për një mori çështjesh përfshirë tregtinë, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike, prandaj edhe po tenton ta rrisë rrjetin e aleatëve kundër ndikimit të Pekinit.

Vietnami ka luftuar me Kinën në periudhën 1979 – 1988.

Javën e kaluar, Filipinet e kanë akuzuar Gardën Bregdetare të Kinës dhe anijet e “milicisë” për shqetësim të dy anijeve bregdetare sa kanë qenë duke u furnizuar nga trupat filipineze.

Kina patrullon vazhdimisht në Detin e Kinës Jugore me qindra anije.

Manilla ka thënë e Garda Bregdetare e Kinës i bllokon vazhdimisht anijet e Filipineve në ujërat e kontestuar.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times September 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lufta ishte shkaku kryesor i vdekjes mes të rinjve rusë vitin e kaluar

Kosova Times Kosova Times October 14, 2023
Tahiri: Vendimi i qeverisë ka çrregulluar furnizimin me libra
Azemi viziton biznesin që ka 75 punëtor, thotë se LDK e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit
Një pjesëtarë i Vagnerit i kthyer nga lufta copëtoi një të njohur 20-vjeçar
LDK thotë se nuk do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Buxhetin, kërkon nga Osmani që ta kthejë atë në Kuvend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?