By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bastiset banesa e heronjve Fazliu, reagon Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bastiset banesa e heronjve Fazliu, reagon Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve
Lajme

Bastiset banesa e heronjve Fazliu, reagon Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve

Kosova Times
Last updated: 2023/09/12 at 9:47 PM
Kosova Times Published September 12, 2023
Share
SHARE

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ka reaguar pas bastisjes që Specialja ka kryer në shtëpinë e Bahri e Fahri Fazliut, duke theksuar se është e tronditur nga zhvillimet e sotme.

Në reagim është thënë se po shkelet mbi idealet e brezave të tërë të veprimtarëve të lirisë.

“Bastisja i ka tronditur të gjithë njerëzit normal të këtij vendi, për faktin se kjo Gjykatë Speciale që i thonë e Kosovës, ka prekur atje ku nuk duron më asnjë popull. Ka prekur mbi gjakun e derdhur për çlirim dhe liri kombëtare. Sot kanë bastisur familjen e heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, kurse nesër mund t’ia mësyjnë edhe Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ngase, kjo Gjykatë Speciale jo vetëm po e nëpërkëmbë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, duke burgosur të gjithë ata që ishin në vijën e parë të frontit për çlirim dhe liri, por ka zënë e po e nëpërkëmbë edhe gjakun e Dëshmorëve të Kombit”, është theksuar në reagim.

Shoqata e ka kritikuar edhe qeverinë për mos reagim lidhur me këtë ngjarje.

“Në një shtet si Kosova, sa duket edhe mund të ndodhin bastisje të këtilla, kurdo që i teket dhe kurdo që i bie ndërmend një Gjykatë të këtillë, që i thonë e Kosovës, por që selinë e ka në Hagë dhe ku asnjë shenjë të Kosovës si shtet nuk e ka në strukturën e punës së saj. Kurse qeveritarët tanë, që nuk pushojnë duke marrë nëpër gojë të gjitha nivelet e drejtësie në Kosovë, deri edhe Gjykatën Kushtetuese, nuk e thonë një fjalë, qoftë si propagandë për veshët e popullit, që është mësuar me logjikën e nëpërkëmbjes së vlerave të Luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është thënë nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times September 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

E veja e Kirk, Erika, shihet për herë të parë teksa arkivoli i tij mbërrin në Arizona me familjen e shoqëruar nga JD Vance

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
Ndërpritet seanca për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Marrja e qytetit kyç nga militantët, “pikë kthese” në luftën siriane
Shqiptarët i presin sfida dhe zhvillime interesante “hamletiane”!
Mënyra më e mirë dhe më e lehtë: Si të piqni gështenjat në mënyrë perfekte në furrë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?